Thatësira sjell rritjen e çmimit të drithërave
Kushtet ekstreme të motit këtë vit shkaktuan thatësira në disa vende të mëdha, duke sjellë probleme në prodhimin e drithërave. Edhe njëherë kjo u bë tema kryesore. Banka Botërore paralajmëroi se rritja e çmimit të drithërave, e shkaktuar nga thatësira e rëndë do të kërcënojë cilësinë e jetës së më të varfërve në mbarë botën dhe se ky kërcënim ndoshta do të zgjasë për shumë vite.
Si vendi më i madh i eksportit të produkteve bujqësore në botë, SHBA-ja po përballet me thatësira të gjata. Sipas raportit të fundit të Departamentit Amerikan të Bujqësisë, duke u ndikuar nga thatësia e rëndë dhe temperaturat e larta, këtë vit, vëllimi i korrjes së misrit parashikohet se do të ulet me 13% në krahasim me vitin e kaluar. Kjo do të shënojë dhe nivelin më të ulët pas vitit 2006.
Para thatësirës, vendet e ndryshme, përfshirë edhe SHBA dhe Rusinë morën masa për të ulur ndikimet negative te bujqit dhe begatorët dhe të garantonin sigurimin e prodhimit të drithërave.
Gazeta "Financial Times" vuri në dukje se për fat të mirë, aktualisht vëllimi i prodhimit të orizit të Kinës dhe të Tajlandës po shtohet dhe se çmimi i orizit, i cili konsiderohet si produkt kryesor bujqësor i Azisë, është i qendrueshëm. Përveç këtyre, nën ndikimin e krizës ekonomike, kërkesat globale aktualisht nuk janë është shumë të larta, prandaj për një kohë të shkurtër problemi i sigurimit të drithërave mund të konsiderohet si nën kontroll. Por specialistët janë të mendimit se në të ardhmen çmimi i drithërave do të rritet . (Vera/ Ardi Pulaj)