PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shqipëria në "A Place in the Sun"
2012-08-17 19:20:09 CRI komenti juaj Printoni

Më shumë vëmendje për më të moshuarit

Zyra për të moshuarit pranë Shoqatës së Grave të Kinës dhe disa organe të tjera botuan gjatë kësaj jave standardet e reja për përkujdesjen ndaj prindërve. Specialistët mendojnë se kjo është një kulturë e mrekullueshme tradicionale të Kinës dhe se standardet e reja i kanë shtuar asaj karakteristika të reja.

Përkujdesja dhe dashuria ndaj prindërve është një kulturë tradicionale kineze, që ekziston prej mijëra vjetësh. Ajo ka ndikim të madh te kombi kinez dhe konsiderohet si parim moral.

Në Kinë ka pasur edhe standarde të vjetra për përkujdesjen ndaj prindërve, të cilat ishin përmbledhur në 24 tregime të dinastive të ndryshme të vendit. Ato tregojnë se si njerëzit në lashtësi tregonin kujdes të jashtëyakonshëm për prindërit. Ndërsa standardet e reja përfshijnë 24 rregulla konkrete të veprimit, të cilat tregojnë se si të veprojnë të të rinjtë me më të moshuarit.

Përshembull, si të mësojnë prindërit të përdorin internetin, të blejnë siguracione të përshtatshme për prindërit, të festojnë ditëlindjet. Të gjitha këto janë rregullat që lidhen ngushtë me jetën e përditshme sot. Përveç këtyre, ka edhe rregulla të tjera që sugjerojnë se si të mbahen të motivuar të moshuarit.

Nëndrejtori i zyrës për të moshuarit pranë Shoqatës së Grave të Kinës, Wu Yushao u shpreh se standartet e reja kanë ndryshime të dukshme me ato të vjetrat, duke treguar përparimin me kalimin e kohës. Sipas tij, të rinjtë e sotëm jo vetëm duhet të trashëgojnë devotshmërinë tradicionale, por edhe të krijojnë tradita të reja me kalimin e kohës. Megjithatë, ekspertët shqetësohen se të rinjë që punojnë larg vendlindjes nuk mund t'i shoqërojnë prindërit dhe si pasojë nuk mund t'i zbatojnë standardet e reja.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China