PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shqipëria në "A Place in the Sun"
2012-08-17 19:20:09 CRI komenti juaj Printoni

 

Shqipëria në "A Place in the Sun"

Një strategji e re dhjetë vjeçare e turizmit është në fazën e përpilimit nga ana e qeverisë shqiptare në përpjekje për të shfrytëzuar një numër gjithnjë e në rritje të turistëve në vend, njofton "abcnews", duke iu referuar një shkrimi mbi zhvillimin e turizmit në Shqipëri i publikuar nga revista britanike "A Place in the Sun", ku pasqyrohen informacione nga e gjithë bota mbi ekonominë, financat dhe turizmin.

Artikulli i titulluar "Strategjia e re për zhvillimin e turizmit në Shqipëri" citon deklaratat e ministrit të Turizmit, Aldo Bumçi, ku thekson se qeveria po studion mënyrat për të garantuar që vendi të jetë në gjendje të mbështesë rritjen e infrastrukturës turistike si dhe të shtojë numrin e turistëve nga viti në vit, duke përmirësuar shërbimet në këtë sektor.

Sipas partnerit të "Lalzit Bay Resort & Spa" në Shqipëri, Ravin Maharajah, të cituar në këtë shkrim thuhet se turizmi po luan një rol jetik për ekonominë shqiptare.

Me rreth 11% të PBB, turizmi ka sjellë për 2011-ën 1,2 miliardë euro të ardhura ndërkohë që numri i turistëve është shtuar në më shumë se 4 milionë në vit. Sipas tij, për rëndësinë që ka ky sektor është shumë e rëndësishme një plan afat gjatë për të përfituar nga turizmi.

Në këtë shkrim të "A Place in the Sun" më tej theksohet se në të vërtetë ajo që është inkurajuese për Shqipërinë është fakti se për investitorët e huaj, turistët apo blerësit e pasurive pavarësisht krizës në Eurozonë ekonomia shqiptare vijon të ketë norma të qëndrueshme. Investimet e huaja direkte gjatë 2011 janë rritur me 850 milionë euro dhe kjo frymëzon besim për kombin ka thënë për revistën Maharajah.

Revista britanike citon zhvillimet më të fundit në infrastrukturën rrugore të Shqipërisë. Për ata që kërkojnë të investojnë në Shqipëri citohet në shkrim, së pari duhet të vlerësojnë zhvillimet në vend, duke nisur nga ndërtimi i autostradave në qendër të Shqipërisë.

Me qëllim përmirësimin e kohës së udhëtimit dhe sigurisë, autostradat, kryesisht ajo afër Fierit nuk do të lidhë vetëm Shqipërinë por edhe fqinjën e saj Greqinë dhe do të punësojë rreth 1,550 punonjës në vit gjatë një periudhe trevjecare.

Ndërsa për partnerin e një prej projekteve më të mëdha në vend "Lalzi Bay Resort" Shqipëria disponon rrugë të reja, një aeroport të ri, një bregdet mahnitës dhe mot të shkëlqyer dhe për të nuk do të vonojnë ata që do ta vizitojnë këtë vend të bukur, do të kalojnë pushimet apo do të blejnë prona.

Për të diskutuar mbi këtë çështje, gazetari i Radios së Jashtme të Kinës, Ardi Pulaj, bisedoi me gazetaren e çështjeve ekonomike nga Shqipëria, Vjollca Kongjoni.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China