PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ushqyerje kolektive e fëmijëve me qumësht gjiri
2012-08-10 17:53:21 CRI komenti juaj Printoni

Paraqitje zhgënjyese e Shqipërisë në "Londër 2012"

Teksa Lojërat Olimpike të Londrës vijojnë dhe gara për medalje është bërë edhe më e fortë, ekipi shqiptar pati një paraqitje jo të mirë në këtë kompeticion të rëndësishëm sportiv.

Madje disa media të Tiranës nuk ngurruan që ta quanin si një olimpiadë katastrofë për Shqipërinë, ku ekipi ishte një zhgënjim total.

"Gazeta Shqiptare" shkruante se të paktën nga dy prej sportistëve priteshin medalje, ndërsa nga pjesa tjetër, një konfirmim i normave të tyre përpara startit të Olimpiadës.

Por sipas gazetës, Lojërat Olimpike të Londrës mbeten nga më zhgënjyeset, pasi për çudi, përveç peshëngritësit Briken Çalja, sportistët e tjerë nuk kapën as normat e tyre apo më keq akoma, u përjashtuan nga garat para se të nisnin ato.

Ajo që bëri më shumë përshtypje në Olimpiadë ishte fakti që atleti i parë i përjashtuar për përdorim dopingu, ishte një shqiptar. Hysen Pulaku nuk pati shansin as të niste garimin e tij, teksa u përjashtua nga fshati olimpik për gjetjen pozitiv me një substancë të ndaluar prej 50 vjetësh.

Një gjuhë e ashpër është përdorur edhe nga zyrtarët sportivë shqiptarë, për paraqitjen e skuadrës olimpike.

Shqipëria për herë të parë, dërgoi ekipin e saj me katër qitës dhe një peshëngritës në Lojërat Olimpike të vitit 1972 në Mynih. Vendi nuk u përfaqësua në Olimpiadë deri në vitin 1992.

Sporti në të cilin Shqipëria ka arritur më shumë sukses është peshëngritja.

Në vitin 1972, Ymer Pampuri theu rekordin olimpik. Ilirjan Suli doli i pesti në Lojërat e vitit 2000 në Sidnej dhe Romela Begaj, ishte e gjashta në Olimpiadën e Pekinit në vitin 2008. Në kryeqytetin kinez, ekipi i Shqipërisë kishte numrin më të madh të atletëve në të gjitha kohërat; 11 sportistë.

Por "Londër 2012" nuk ishte rasti që sportistët shqiptarë të përfaqësonin denjësisht ngjyrat kuqezi të flamurit.

Për të folur për paraqitjen shqiptare në Olimpiadë, Ardi Pulaj i Radios së Jashtme të Kinës, bisedoi me gazetarin sportiv nga Shqipëria, Andi Matraxhiu, i cili bën një analizë të sportistëve olimpikë, rezultateve të tyre të dobëta, çështjes së dopingut, akuzave mes kryetarit të delegacionit dhe federatave të ndryshme në Shqipëri, por edhe paraqitjes së Kinës në këtë olimpiadë. Ai thotë se sportistët kinezë, me marrjen e një numri aq të madh medaljesh kanë treguar sa seriozisht Pekini e trajton sportin dhe arritjet në disiplinat e ndryshme. Për gazetarin Andi Matraxhiu ambjentet e stërvitjes, përkushtimi i vetë sportistëve, por edhe investimet e shtetit, krijojnë kushte për rezultate të mira. Ai përmend edhe notaren adoleshente kineze Ye Shiwen, duke e cilësuar atë një inspiruese për të rinjtë që duan të merren me sport. (Ardi Pulaj/Vera)


1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China