PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ushqyerje kolektive e fëmijëve me qumësht gjiri
2012-08-10 17:53:21 CRI komenti juaj Printoni

Nga 1 deri 7 gusht ishte "Java e 21-të e të ushqyerit të fëmijëve me qumësht gjiri". Shumë qytete në Kinë, organizuan në vende publike aktivitete, ku dhjetra nëna ushqyen kolektivisht me gji fëmijët e tyre. Organizatorët thanë se ky veprim bëhej për të promovuar ushqyerjen me qumësht gjiri si dhe për të kërkuar krijimin e më shumë ambjenteve për nënat.

Qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë dhe më i sigurt për fëmijët. Megjithatë, për shkak se në shumë vende publike nuk ofrohen hapësira të posaçme, shumë nëna të reja presin në rradhë të gjata që të ushqejnë foshnjet në vende publike. Kohët e fundit, një gazetë bëri një anketë dhe nga rezultatet del se 93% e njerëzve mendojnë se në vendet publike nuk ka ambjente të posaçme për ushqyerjen me gji. Ndërsa 84% janë të mendimit se duhet të krijohen dhoma të tilla në vende publike. Prandaj, disa ekspertë theksuan se ndrojtja për ushqyerjen me gji të fëmijëve në vende publike, në fakt, vjen nga mungesa e infarastrukturës.

Përdoruesit e internetit gjithashtu bëjnë thirrje që femrat në fazën e ushqyerjes së foshnjës me qumësht gjiri përbën një grup të veçantë, ndaj duhet kujdes nga shoqëria dhe në vendet publike duhet t'i ofrohen hapësira të veçanta.

Shumë njerëz besojnë se hapja në vende publike e dhomave të ushqyerjes me qumësht gjiri, pasqyron jo vetëm mbrojtjen e të drejtave dhe të interesave të grave dhe fëmijëve, por gjithashtu tregon edhe kujdesin njerëzor dhe shkallën e qytetërimit të një qyteti.

Ekspertë vënë në dukje se në përgjithësi hapja e dhomave të ushqyerjes me qumësht gjiri të fëmijëve tregon jo vetëm respekt për të drejtat bazë për foshnjat dhe nënat, por kjo ka edhe rëndësi të madhe për qytetarët.

Han Zhipeng, anëtari i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez të qytetit Guang Zhou, sugjeron se ndërtimi i dhomave mund të bëhet nëpërmjet udhëzimeve të qeverisë dhe me pjesëmarrjen e kompanive të ndryshme. Qeveria e orienton dhe kompanitë zbatojnë planin. Ndërsa qendrat tregtare dhe hotelet mund të ofrojnë fonde.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China