"Curiosity" arriti në Mars
Pas fluturimit prej më shumë se tetë muajsh, në 1:30 minuta sipas orës lokale të pjesës lindore të SHBA-së pajisja amerikane në formën e një roboti arriti me sukses në planetin Mars, duke dërguar fotografitë në Tokë. Kjo është hera e shtatë gjatë 36 vjetëve që SHBA-ja kryen misione të eksplorimit të Marsit, duke tërhequr vëmendjen e gjithë botës.
Sipas planit, roboti do të kryejë një mision dy-vjeçar në Mars, për të eksploruar nëse ka pasur ose edhe ka jetë në Mars, apo nëse ka një mjedis që është i përshtatshëm për të jetuar.
Misioni i kësaj here është konsideruar si një pikë e rëndësishme në programin amerikan të hapësirës. Disa shkencëtarë të shquar kinezë janë pjesë e projektit. Inxhinieri Liu Dengkai thotë se ulja e sondës në Mars nuk ka rëndësi vetëm për eksplorimin e hapësirës kozmike, misterin e jetës, por edhe ka shtruar edhe pyetjen nëse do të mund të jetohet në të ardhmen jashtë sistemit tonë diellor. Rëndësia e tij qëndron jo vetëm në ekzistencën e një formë tjetër të jetës në univers, por është e lidhur edhe me të ardhmen e njeriut.
Agjencia AFP në një artikull shkruan se ky mision është një udhëtim me detyra të mëdha. Nuk është e vështirë të imagjinosh se mund të ketë zbulim të madh dhe të frymëzojë vizitorët e planetit Mars në të ardhmen.