PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Brenda 5 viteve kostoja e krahut të punës të Kinës do të kalojë Evropën dhe SHBA ?
2012-08-03 19:18:32 CRI komenti juaj Printoni

Sezoni turistik në Shqipëri

Në Shqipëri është piku i pushimeve verore. Shumë njerëz kanë zgjedhur që me familjet apo miqtë e tyre të lënë Tiranën, apo qytetet e zhurmshme dhe të shkojnë të pushojnë në bregdetin e Adriatikut dhe të Jonit.

Qeveria shqiptare ka njoftuar se gjatë viteve të fundit, numri i turistëve që vizitojnë Shqipërinë është rritur disafish, duke e kthyer vendin në një destinacion kryesor turistik. Të shumtë janë edhe emigrantët shqiptarë, të cilët kthehen në atdhe për të kaluar pushimet verore.

Përmirësimi i infrastrukturës dhe eksperienca e fituar e personave të cilët kanë vendosur që të merren me industrinë e turizmit kanë ndihmuar në rritjen e numrit të vizitorëve, ndërkohë që plazhet janë përshtatur që të jenë sa më shumë në funksion të turistëve.

Megjithatë disa probleme mbeten. Në disa raste është përmendur papastërtia në disa plazhe, por edhe zhurmat e larta në orët e vona të natës nga lokalet dhe diskotekat, të cilat shqetësojnë ata që kanë lënë qytetet e zhurmshme për t'u çlodhur. Gjithashtu si problem është evidentuar edhe rritja në mënyrë artificiale e çmimeve në zonat bregdetare.

Së fundi mes Shqipërisë dhe Kinës është nënshkruar dhe një memorandum në fushën e turizmit, që pritet të shtojë numrin e vizitorëve kinezë në Shqipëri. Kinezët, kanë fituar statusin global si personat që udhëtojnë më shumë në vende të ndryshme të botës dhe kjo padyshim ndihmon edhe në ekonomitë e shteteve që vizitojnë, por edhe të ekonomisë globale, e cila vijon të përballet me vështirësi të shumta.

Me numrin në rritje të turistëve, sa e gatshme është Shqipëria të ofrojë një destinacion të pëlqyeshëm turizmi? Ardi Pulaj bisedoi me gazetaren nga Tirana, Viol Xhafaj, e cila këtë verë pushoi në bregdetin e jugut të Shqipërisë, aty ku sipas saj kishin vendosur të kalonin pushimet edhe dy grupe turistësh kinezë.

(Ardi/Vera) 


1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China