PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Brenda 5 viteve kostoja e krahut të punës të Kinës do të kalojë Evropën dhe SHBA ?
2012-08-03 19:18:32 CRI komenti juaj Printoni

Dështon referendumi për presidentin e Rumanisë

Më 30 korrik funksionari i Komisionit Zgjedhor të Rumanisë shpalli se vetëm 46% e shtetasve rumunë kanë marrë pjesë në referendumin e zhvilluar më 29 korrik për shkarkimin e presidentit, duke mos kaluar pragun 50%. Si rrjedhojë ai shpallet i pavlefshëm.Basesku do të vijojë funksionin e tij. Analistët vunë në dukje se megjithëse shkarkimi u parandalua, për të fituar zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në fund të vitit, dy subjektet kryesore, Partia Demokratike në anë të presidentit dhe Bashkimi Social Liberal me Viktor Pontan në krye, nuk do të ndalin "betejën" midis tyre.

Bashkimi Social Liberal që është në pushtet nisi procesin e shkarkimit të presidentit, për shkak se veprimi i Baseskut në shpalljen e pakësimit të shpenzimeve financiare në vitin 2010 nuk ishte i përshtatshëm. Për të dalë nga gjendja e vështirë ekonomike, dhe fituar ndihmën e FMN-së dhe të BE-së prej 5 miliardë EURO, Basesku shpalli pakësimin në përmasa të mëdha të shpenzimeve financiare të qeverisë. Veprimi i tij shkaktoi pakënaqësi të madhe të Bashkimit Social Liberal me kryeministrin Victor Ponta në krye. Por vendimet e Baseskut u mbështetën nga BE dhe FMN, që deklaruan se kjo do të ndihojë drejtpërdrejt planin e ndihmës për Rumaninë.

Nëndrejtori i Studimeve Ndërkombëtare të Kinës, Guo Xia

ngang është i mendimit se akuza e Bashkimit Social Liberal është vetëm një pretekst, pas në realitet shkak është shkallëzimi i pandërprerë i retorikës së ashpër midis Bashkimit Social Liberal dhe Partisë Liberale Demokratike.

Gjatë këtij viti, në arenën politike të Rumanisë lufta midis dy fraksioneve politike nuk është ndërprerë. Kjo dëmton seriozisht ekonominë e brendshme. Analistët janë të mendimit se sivjet qeveria rumune ka ndryshuar 3 herë. Edhe politikat ekonomike kanë ndryshuar rrënjësisht dhe kjo ka dëmtuar zhvillimin e ekonomisë. Për të fituar më shumë vota, subjektet e ndryshme i kushtojnë vëmendje premtimeve të dhëna ndaj votuesit dhe realizimit të planeve afatshkurtra, por nuk dëshirojnë të zhvillojnë me largpamësi reformën e strukturës që ka mundësi të hasë në zigzage të përkohshme. Sipas analistëve, kjo nuk është në favor të zhvillimit të vazhdueshëm dhe të shëndoshë të ekonomisë së Rumanisë.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China