PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Brenda 5 viteve kostoja e krahut të punës të Kinës do të kalojë Evropën dhe SHBA ?
2012-08-03 19:18:32 CRI komenti juaj Printoni

Kohët e fundit Banka e Fondeve të Huaja publikoi një raport, në të cilin thuhet se gjatë 4 viteve të ardhshme kostoja e krahut të punës të Kinës do të kalojë SHBA-në, brenda 5 vjetëve do të kalojë atë të Eurozonës dhe brenda 7 vjetëve do të jetë në të njëjtën nivel me Japoninë.

Ky opinion u mbështet edhe nga korporata e këshillit të Bostonit, kqë theksoi se me rritjen e sigurimeve shoqërore dhe rrogës së punonjësve kinezë, deri në vitin 2015 sektori i prodhimit të Kinës do të ketë të njëjtën kosto me disa zonë të SHBA-së. Lidhur me këtë, specialistët janë të mendimit se parashikimet e këtyre institucioneve të huaja nuk janë të sakta.

Pas hapjes dhe reformës së Kinës ndaj botës së jashtme, duke u mbështetur te burimet e lira të krahut të punës, Kina ka eksportuar shumë produkte. Por me integrimin e ekonomisë kineze në atë globale, rritja e vazhdueshme dhe me shpejtësi të madhe e ekonomisë si dhe ndryshimi i strukturës së krahut të punës ka pakësuar gradualisht epërsitë e Kinës në koston e lirë të krahut të punës. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012, të ardhurat e qytetarëve kinezë u rritën me 13% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Si një nga grupet me të ardhura më të pakta, edhe rrogat e punonjësve në fshat u rritën me 14.9%.

Zv-ministri i Shkëmbimeve të Informacionit Ndërkombëtar të Kinës Xu Hongcai është i mendimit se epërsia e Kinës në koston e krahut të punës nuk do të zhduket brenda një periudhe të shkurtër. Së pari, nga treguesit, rrogat mesatare të punëtorëve të sektorit të prodhimit të Evropës dhe të SHBA-së janë disa fish më të lartë se ato të Kinës, kurse rrogat e punëtorëve kinezë nuk do të arrijnë në atë nivel brenda një kohe të shkurtër. Së dyti, në fshatrat e Kinës ka shumë persona që presin të punësohen. Sipas parashikimit të FMN, megjithëse krahët e tepërta të punës në Kinë po pakësohen, të paktën deri në një kohë midis vitit 2020 deri 2025 do të konsumohen plotësisht. Prandaj deklaratat e institucioneve të huaja që brenda disa vjetëve kostoja e krahut të punës në Kinë do të kalojë atë të vendeve të zhvilluara, janë të pabaza.

Analistët vunë në dukje se rritja e kostos së krahut të punës në Kinë po nxit nga ana tjetër shpejtimin e transferimit të ndërmarrjeve. Kina po shndërrohet në një vend që të kërkojë fitime nga sasia e krahut të punës te cilësia e tyre.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China