Mosmarrëveshje mbi presidentin e ri të Bankës Botërore
Banka Botërore shpalli më 16 prill se specialisti mjekësor amerikan me prejardhje koreanojugore Jim Yong Kim do të jetë presidenti i 12-të i kësaj banke, duke pasuar Robert Zoellick. Fokusi i vëmendjes përqëndrohet në sfondin e këtij presidenti të ri, që është i pari me prejardhje aziatike, por edhe i pari si jo bankier.
Që nga viti 1945 pas krijimit të Bankës Botërore, presidenti i kësaj banke emërohet me propozimin e presidentit amerikan, sepse SHBA-ja, si aksioneri numri një i Bankës Botërore, zotëron mbi 16% të të drejtave të votave në këshillin ekzekutiv të bankës dhe ka të drejtën e vetme të vetos. Në mars, presidenti Obama propozoi Jim Yong Kim si president të ri.
52 vjeçari Jim Yong Kim është specialist i famshëm mjekësor. Ai ishte drejtori i Institutit Kërkimor të Sidës pranë Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe punoi edhe si rektor i Dartmouth College. Jim Yong Kim nuk është bankiar dhe nuk ka qenë anëtar i qeverisë amerikane, prandaj emërimi i tij ka ngjallur shumë mosmarrëveshje.
Megjithëse Jim Yong Kim nuk merret me ekonominë, ai ka përvojë të pasur në punët në vendet në zhvillim dhe ka ndihmuar shumë vende në zhvillim në përmirësimin e kushteve mjekësore dhe në parandalimin e epidemive. Analistët janë të mendimit se këto eksperienca plotësojnë në një farë shkalle mungesën e përvojës në fushën ekonomike, sespe detyra kryesore aktuale e Bankës Botërore është goditja kundër varfërisë dhe dhënia e ndihmave vendeve në zhvillim, që të nxisë zhvillimin ekonomik e shoqëror në këto vende.
Vetë Jim Yong Kim premtoi se në të ardhmen Banka Botërore do të zgjerojë zërat për vendet në zhvillim, të trajtojë me efikasitet kërkesat e shumëllojshme të vendeve anëtare dhe t'u ofrojë rezultate kërkimore më të forta për rritjen e vazhdueshme. Ai theksoi gjithashtu se do të zbatohet në mbarë globin Programi i Zhvillimit Gjithëpërfshirës, që të realizojë synimin përfundimtar të Bankës Botërore për një botë pa varfëri.
Specialisti kinez i çështjeve ndërkombëtare z. Jiang Yuechun mendon se deklaratat e Jim Yong Kimit kanë rëndësi reale. Në të ardhmen, vendet në zhvillim do të gëzojnë më shumë të drejta për të folur, por për këtë duhet kohë.
Në jetën e përditshme, Jim Yong Kim ka shumë interesa në muzikë e kërcim dhe madje, mori pjesë në shfaqjen finale të Konkursit të 4-t të Idhujve në Dartmouth. Opinioni në internet tha se shpreson se ky president do t'i sjellë Bankës Botërore një pamje të re, që të zgjerojë me të vërtetë zërat e vendeve në zhvillim. (Wang Lei/ Ardi Pulaj)