PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rritet përmasa e lëkundjes së kursit valutor të RMB-së
2012-04-20 20:43:20 CRI komenti juaj Printoni

Bisedimet e paqes mbi problemin bërthamor të Iranit patën vlerësime pozitive

Raundi i ri i bisedimeve të paqes mbi problemin bërthamor të Iranit u zhvillua më 14 prill në Stamboll, ku morën pjesë përfaqësuesit nga SHBA-ja, Britaniae Madhe, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe Irani. Komuniteti ndërkombëtar vlerëson pozitivisht këto bisedime.

Prej kohësh, vendet perëndimore me SHBA-në në krye, kanë dënuar Iranin që zhvillon fshehurazi armët bërthamore, nën pretekstin e shfrytëzimit të energjisë bërthamore në mënyrë paqësore. Irani e mohoi këtë rreptësisht dhe ka ngulur këmbë se ka të drejtë për shfrytëzimin paqësor të energjisë bërthamore. Në vitin 2006, pasi problemi bërthamor i Iranit iu paraqit Këshillit të Sigurimit, 5 anëtarët e përhershëm dhe Gjermania kanë zhvilluar disa takime për t'u konsultuar mbi problemin bërthamor të Iranit, duke formuar mekanizmin e konsultimeve midis 6 vendeve mbi këtë problem.

Raundi i ri i bisedimeve u zhvillua mes tensionimit të situatës në Iran. Para kësaj, vendet perëndimore, duke përfituar nga trazirat në Lindjen e Mesme, fokusuan kontradiktat drejt Sirisë dhe Iranit dhe fuqizuan sanksionet ekonomike ndaj Iranit. Edhe Teherani nuk u tregua i dobët. Ai ndërpreu në radhë të parë naftën ndaj disa vende evropiane dhe njëkohësisht promovoi naftën e tij ndaj vendeve aziatike. Të gjitha këto kanë shkallëzuar krizën bërthamore të Iranit dhe ishte gati shpërthimi i luftës. Në këto rrethana, palët kanë nevojë për zbutjen e tensionit nëpërmjet bisedimeve.

Është i rrallë që në këtë raund të bisedimeve, palët pjesëmarrëse shkëmbyen mendime seriozisht dhe pozitive rreth pasurimit të uraniumit nga Irani, duke patur besimin reciprok. Përfaqësuesi i parë i Iranit në bisedimet bërthamore Saeed Jalili tha se palët tregojnë frymën e bashkëpunimit dhe ai shpresoi do të ketë rezultat në raundin tjetër të bisedimeve.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe të sigurisë, Catherine Ashton vlerësoi lartë bisedimet. Ajo mendon se bisedimet ishin "konstruktive" për zgjidhjen e problemit. Zv/ministri i jashtëm i Rusisë Sergei Ryabkov u shpreh se më e rëndësishmja ndër mendimet unanime të arritura gjatë bisedimeve ishte "parimi hap pas hapi dhe i barabartë në zgjidhjen e problemit bërthamor të Iranit". SHBA-ja dhe Britania e Madhe janë të mendimit se këto bisedime janë hap i parë drejt zgjidhjes paqësore nëpërmjet ndërmjetësimit. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Ma Zhaoxu u shpreh se rifillimi i bisedimeve të paqes mbi problemin bërthamor të Iranit, që u ndërprere për mbi një vit, ka rëndësi të madhe për stabilizimin e situatës në rajon dhe përputhet me interesat bazë të palëve të ndryshme.

Në analizat e Agjencisë Rojter shprehet se pavarësisht nga ndryshimi pozitiv në qëndrimet e palëve të ndryshme, bisedimet nuk patën përparime thelbësore. Presidenti i SHBA-së Barak Obama paralajmëroi më 15 prill se nëse këto bisedime nuk do të kenë përparime të dukshme në disa muaj të ardhshëm, Irani do të përballet me sanksione të mëtejshme. Kjo tregon se bisedimet e ardhshme do të jenë më të vështira.

Analistët mendojnë se ky raund i bisedimeve mbi problemin bërthamor të Iranit është në favor të zbutjes së tensionit të situatës në Iran, por përparimet e dukshme do të varen nga rezultati real mbi pasurimin e uraniumit nga Irani. Palët e ndryshme duhet të bashkëpunojnë sinqerisht në bazë të unanimiteteve të arritura, që të bëjnë më shumë përpjekje për zgjidhjen e problemit bërthamor të Iranit me dialog dhe bisedime. (Wang Lei/ Ardi Pulaj)

1 2 3 4 5
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China