PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rritet përmasa e lëkundjes së kursit valutor të RMB-së
2012-04-20 20:43:20 CRI komenti juaj Printoni

Rritet përmasa e lëkundjes së kursit valutor të RMB-së

Në një deklaratë të Bankës Popullore të Kinës thuhet se që nga 16 prilli, lëkundja e kursit të këmbimit valutor midis juanit kinez dhe dollarit amerikan zmadhohet nga 0.5 përqind në 1 përqind. Kjo është hera e dytë gjatë 5 vjetëve që Kina zmadhon përmasën e lëkundjes së kursit valutor me dollarin dhe gjithashtu tjetër masë e rëndësishme për nxitjen e reformës së mekanizmit të formimit të kursit të këmbimit valutor të juanit.

Që nga viti 2005, kur Kina filloi reformën e kursit të këmbimit valutor të juanit, monedha kineze ka ruajtur rritjen e vogël të vlerës. Mirëpo perspektiva e rritjes së vazhdueshme dhe të njëanëshme të vlerës së juanit ka tërhequr shumë "para të nxeheta" (hot money) në Kinë dhe si pasojë, u shtua shpejt rezerva valutore kineze dhe u shtua në mënyrë pasive likuiditeti në Kinë. Këto nuk janë pozitive. Përgjegjësi i Bankës Qendrore vuri në dukje se me rregullimin e strukturës së industrisë kineze dhe pakësimin e suficitit tregtar, kursi i këmbimit valutor të juanit i afrohet nivelit të ekuilibruar, gjë që krijon hapësirë për zmadhimin e përmasës së lëkundjes së juanit.

Kjo masë e Bankës Qendrore Kineze ka patur jehonë të madhe në qarqet financiare. Specialistët janë të mendimit se shtimi i fleksibilitetit të kursit valutor mund të frenojë lëvizjen afatshkurtër të kapitaleve në përmasë të madhe dhe është në favor të zhdukjes së perspektivës për rritjen e mëtejshme të vlerës së juanit. Specialistë të tjerë parashikojnë se kjo politikë shënon përfundimin e prirjes së rritjes së njëanëshme të vlerës së juanit dhe monedha kineze do të hyjë me të vërtetë në etapën e lëkundjes së dyanëshme.

Opinioni ndërkombëtar është i mendimit se kjo masë tregon besimin e qeverisë kineze për ekonominë dhe është një hap i rëndësishëm për ndërkombëtarizimin e juanit.

Gazeta amerikane "Wall Street Journal" botoi një artikull me titull "Shtohet fleksibiliteti i juanit, parashikohet të zbutet tensioni tregtar". Në artikull thuhet se Kina zgjeron hapësirën e këmbimit valutor midis juanit dhe dollarit, gjë që tregon fortë se RMB-ja është e gatshme të bëhet monedhë globale.

Gazeta kanadeze "The Globe and Mail " vlerësoi lartë këtë politikë kineze. Në artikullin e saj thuhet se kjo masë e qeverisë kineze do të ketë ndikim të gjatë. Aktualisht, tregtia e mallrave zhvillohet në bazë të dollarit, por kjo gjendje do të ndryshojë. Me kalimin e kohës, biznesmenët dhe kompani të mëdha do të kenë më shumë besim për juanin, si monedhë globale.

Në komentin e Agjencisë Britanike të Lajmeve Rojter thuhet se zmadhimi i përmasës së lëkundjes së kursit të këmbimit valutor të juanit do të zhdukë pjesërisht dyshimin nëse ekonomia kineze do të zbresë në mënyrë të butë. Nëpërmjet kësaj politike, Kina lëshoi një sinjal të fortë që është në gjendje të kontrollojë rreziqet e mundshme dhe ka bazë të qëndrueshme për veprimtari ekonomike.

Shtimi i fleksibilitetit të kursit valutor është hallka e rëndësishme e reformës së mekanizmit të kursit të këmbimit valutor, që do të jetë në favor të nxitjes së reformës së Kinës drejt ekonomisë së tregut. Specialistët vunë në dukje se në të ardhmen do të ketë më shumë masa për thellimin e reformës së mekanizmit të formimit të kursit të këmbimit valutor, që të stabilizojnë kursin valutor të juanit në nivelin e ekuilibruar. (Wang Lei/ Ardi Pulaj)

1 2 3 4 5
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China