PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kundër taksës së BE; mungesa e gjakut dhe emërimet e nëpunësve në Kinë
2012-02-24 22:39:01 CRI komenti juaj Printoni

Eksperimenti për punësimin e nëpunësve qeveritarë me shqyrtim

Provinca Jiangsu e Kinës Lindore po përgatitet për hartimin e "Mënyrës eksperimentale për administrimin e nëpunësve qeveritarë me shqyrtim". Me t'u zbatuar ky sistem, do të thyhet "tasi i hekurt" i nëpunësve shtetërorë. Ndërkohë, edhe në provincat Henen, Sichuan, Hubei etj. po testojnë këtë sistem. Opinioni është i mendimit se priten ndryshime në sistemin e emërimit të përjetshëm të nëpunësve.

Tani në Kinë "nëpunësi qeveritar" është posti që preferohet shumë nga pjesa dërrmuese e të rinjve. Të marrim për shembull provicnën Jiangsu. Këtë vit në këtë provincë do të pranohen 6700 veta si nëpunës, por numri i aplikantëve kaloi 200 mijë, që do të thotë se do të pranohet një punonjës në 30 vetë.

Në të kaluarën, me t'u regjistruar, nëpunësit nuk do të shkarkohen nga posti deri në pension. Mirëpo sipas rregullores së re të provincës Jiangsu, çdo vit do të bëhet shqyrtimi për nëpunësit dhe rezultati i shqyrtimit do të ndahet në 4 shkallë, "i shquar", "kompetent", "kompetent në përgjithësi" dhe "jo kompetent". Gjatë shqyrtimit vjetor, nëse një punonjës vlerësohet si "jo kompetent" për dy vjet me radhë, ai do të shkarkohet nga posti.

Lidhur me këtë rregullore, sociologët thonë se ata nëpunës që nuk mund të plotësojnë si duhet postin, do të kenë presion të madh. Të gjithë nëpunësit duhet të punojnë me rezultat në postin e vetë, që të vërtetojnë se janë kompetentë dhe të vazhdojnë në këtë post. Ky është një sistem i mirë, që do të jetë në ndihmë të shtimit të vitalitetit të administratës shtetërore. Disa ekspertë thonë se Kina po përpiqet të krijojë qeverinë shërbyese, që kërkon patjetër sistemin e përjashtimit.

Një pjesë e qytetarëve mendojnë se zbatimi i sistemit të punësimit të nëpunësve me shqyrtim do të nxisë reformën e sistemit administrativ dhe do të jetë në ndihmë të mobilizimit të iniciativës së punonjëve dhe të rritet efektiviteti.

Njëkohësisht, një pjesë e qytetarëve kanë shprehur shqetësimin për konkretizimin e sisitemit. Pa hollësirat e rrepta për emërimin, shkarkimin dhe kërkimin e përgjegjësisë, sistemi do të bëhet i pavlefshëm. Prandaj si të bëhet shqyrtimi dhe kush ta bëjë atë janë kyç për zbatimin e sistemit. Nëse nuk do të përsosen detajet, udhëheqësi që kontrollon emërimin dhe shkarkimin do të ketë më shumë të drejta, duke i hapur rrugën edhe korrupsionit.

Opinioni është i mendimit se nëse do të arrihet sukses, eksperimenti në punësimin e nëpunësve me shqyrtim, do të sigurojë kuadro të afta, dhe do të bëjë që institucionet t'i shërbejnë më mirë qytetarëve. (Wang Lei/ Ardi Pulaj)


1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China