PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kundër taksës së BE; mungesa e gjakut dhe emërimet e nëpunësve në Kinë
2012-02-24 22:39:01 CRI komenti juaj Printoni

src="mms://media.chinabroadcast.cn/albanian/20120225dypershtate.wma"

type="video/x-ms-wmv" width="285" height="44">

 

29 vende marrin masa konkrete kundër taksës së BE-së mbi lëshimin e karbonit

Paskonsultimeve dy ditore, të enjten u mbyll në Moskë mbledhja ndërkombëtare mbi çështjen e lëshimit të karbonit nga industria e aviacionit. Përfaqësuesit e 29 vendeve publikuan një deklaratë të përbashkët, ku paraqiten masat konkrete kundër vendosjes në mënyrë të njanëshme nga BE-ja të taksës së lëshimit të karbonit, ndaj kompanive të aviacionit.

Në konferencën e shtypit, zëdhënësi, zv/ministri i Komunikacionit të Rusisë Valeriy Okulov u shpreh se kjo mbledhje shërbeu si një shembull në komunitetin ndërkombëtar, kundër politikave të padrejta dhe të njanëshme në tregtinë ndërkombëtare.

Në këtë deklaratë të përbashkët, të firmosur bashkërisht nga Kina, SHBA-ja, Rusia dhe 26 vende të tjera, përfshihen një sërë masash kundërshtuese dhe thuhet se vendet e ndryshme mund t'i zgjedhin vetë masat që përshtaten me gjendjen konkrete. Këto masa përfshijnë: parandalimin me ligj të pjesëmarrjes së kompanive të aviacionit të vendit në sistemin e tregtisë së lëshimit të karbonit; rishikimin e marrëveshjes së vendeve të BE-së mbi "Ajri i Hapur"; ndalimin ose ndryshimin e bisedimeve për zgjerimin e të drejtave të fluturimeve tregtare.

Lidhur me rezultatet e kësaj mbledhjeje, ekonomistja e Institutit Kërkimor të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Kinës Chen Fengying e vlerësoi takimin:

"Më duket se ky rezultat është shumë i mirë. Së pari ai pasqyron një prirje të re të bashkëpunimit, që është bashkëpunimi i suksesshëm midis Lindjes dhe Perëndimit mbi problemin me interes të përbashkët. Së dyti, deklarata respekton gjendjen konkrete të vendeve të ndryshme. Çdo vend mund të marrë masa, në bazë të gjendjes konkrete, por qëllimi është i njëjti. Mendoj se në të ardhmen në bashkëpunimin dhe çështjet e tjera ndërkombëtare do të marrim si shembull këtë rast të suksesshëm."

Më 1 janar të këtij viti, duke mos përfillur kundërshtimin e ashpër të shumë vendeve, BE-ja filloi të merrte taksën e lëshimit të karbonit ndaj pothuajse të gjithë avionëve përdorin hapësirë ajrore të tij. Për kompanitë që nuk do të paguajnë këtë taksë, do të ketë gjoba prej 100 euro për ton për karbonin e shkarkuar dhe do të vendosen sanksione duke ndaluar fluturimet brenda BE-së. BE-ja deklaroi se këto masa u morën për të përballuar ngrohjen globale. Sipas llogaritjes fillestare, kjo politikë e BE-së do t'i shtojë një kosto prej të paktën 10 miliardë eurosh në vit kompanive të aviacionit në botë.

Ky vendim i BE-së ka ngjallur kundështim nga shumë vende. Në këto rrethanë, u mblodhën në Moskë përfaqësuesit e 32 vendeve, duke përfshirë të Kinës, të SHBA-së, të Rusisë, të Indisë etj., që të diskutonin masat përballë taksës së BE-së mbi lëshimin e karbonit të aviacionit. 29 prej këtyre vendeve nënshkruan deklaratën e përbashkët.

Përfaqësuesi kinez në këtë mbledhje, funksionari i Drejtorisë së Aviacionit Civil të Kinës, Ji Yuan i tha medias se Kina nuk pranon këtë kuotacion të paarsyeshëm ndaj industrisë globale të aviacionit, duke mos përfillur kundërshtimin e vendeve të ndryshme të botës. Në deklaratën e përbashkët, të miratuar në mbledhjen e Moskës, shprehet me ton të fortë, që të ushtrohet presion më i madh ndaj BE-së dhe të detyrohet të ndalojë vetë marrjen e kësaj takse të karbonit.

Zëdhënësi i mbledhjes Okulovi shpreson se objektivi unanim i arritur në këtë mbledhje do ta detyrojë BE-në të heqë dorë nga taksa, ose të shtyjë aplikimin e saj.

Por çfarë roli do të luajë "Deklarata e Përbashkët" e nënshkruar në këtë mbledhje, sipas ekonomistes Chen Fengying?

"Kjo deklaratë ka forcë të madhe dhe gjithashtu influencë të madhe. Ajo ka mundësi të ndalojë veprimet e njëanëshme të BE-së. Deklarata paralajmëron gjithashtu vendet dhe rajonet e tjera që të mos ndërmarrin veprime të njanëshme pa bashkëpunimin global. Besoj se do ta shohim në të ardhmen forcën dhe influencën e kësaj deklarate."

Drejtoria e Aviacionit Civil të Kinës lëshoi një qarkore për kompanitë kineze të aviacionit që të mos marrin pjesë pa leje në sistemin e tregtisë së lëshimit të karbonit dhe ndaloi kompanitë kineze të rrisin çmimin e biletës ose të shtojnë kuotacione nën pretekstin e politikës së BE-së.

Për Rusinë, ka mundësi që të ndalohet me ligj pjesëmarrja e kompanive ruse të aviacionit civil në sistemin e tregtisë së lëshimit të karbonit. Okulovi thotë se "kjo është mënyra më efikase. Hartimi i legjislacionit është në zhvillim e sipër. Kemi një projektligj, që pritet të disktohet dhe miratohet nga parlamenti", tha Okulovi.

Në fakt, edhe para mbledhjes në Moskë, BE-ja dha sinjale për të bërë lëshime. Drejtori i Veprimit mbi Klimën i BE-së, Jos Delbeke tha se "në qoftë se këtë vit vendet e ndryshme do të kenë përparime të dukshme në krijimin e sistemit global të kontrollit të shkarkimit, BE-ja ndoshta do të ndërpresë përkohësisht disa masa ndaj kompanive të aviacionit për pjesëmarrjen në sistemin evropian të tregtisë së lëshimit të karbonit."

Kundrejt "Deklaratës së Përbashkët", të nënshkruar nga 29 vendet, si do të reagojë BE-ja? Ekonomistja Chen Fengying thotë se shqetësimet e ngritura do të merren parasysh.

"Besoj se BE-ja do të marrë parasysh pa tjetër masat e paraqitura nga 29 vendet. Së pari, Be-ja do ta rishqyrtojë, ta rishikojë dhe të bëjë lëshime në politikën e tij. Së dyti, BE-ja ka mundësi të heqë dorë nga veprimi i njanëshëm dhe të marrë pjesë në bashkëpunimin global. Parashikoj se një shoqatë ose organizatë ndërkombëtare do të marrë pjesë në bisedime, si Shoqata ndërkombëtare e transportit ajror, ose OKB-ja. Me pjesëmarrjen e një organizate të tillë ndërkombëtare, përmbushet edhe qëllimi i mbledhjes së Moskës."

Okulovi u shpreh se mbledhja e Moskës mbi shkarkimin e karbonit të industrisë së aviacionit, është vetëm pikënisja e zgjidhjes së mosmarrëveshjes ndërkombëtare nëpërmjet konsultimeve. Do të vazhdojnë koordinimet e komunitetit ndërkombëtar për përballimin e politikës së BE-së. Ndërkohë, Rusia është e gatshme që edhe këtë verë do të organizojë tjetër mbledhje ndërkombëtare, që sa më shumë vende të marrin pjesë në konsultime.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China