PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kundër taksës së BE; mungesa e gjakut dhe emërimet e nëpunësve në Kinë
2012-02-24 22:39:01 CRI komenti juaj Printoni

Kina kërkon zgjidhjen e problemit të mungesës së rezervave të gjakut

Ditët e fundit në shumë krahina kineze është vën re mungesa e rezervave të gjakut. Në Pekin, për operacionet që kanë nevojë për sasi të mëdha gjaku, nevojitet dhurimi nga anëtarët e familjes së pacientit. Në Qendrën e Gjakut në qytetin Kunming, në jug-perëndim të Kinës, në gjendjen më serioze, rezerva e gjakut nuk arrinte as 20 mijë mililiter, nivel ky vetëm 1/20 e vëllimit të duhur të rezervës së gjakut. Me gjendjen gjithnjë e më serioze të mungesës, kinezët pyesin se pse është arritur deri në këtë situatë dhe si mund të zgjidhet ajo.

Gjaku është i veçantë dhe i rrallë. Dhurimi i gjakut nga popullsia e shëndetshme dhe me moshë të përshtatshme, është burimi kryesor i gjakut për përdorimin në klinika. Tani në Kinë përqindja e dhurimit të gjakut është vetëm 8.7 për mijë, shifër kjo më e ulët se përqindja në vendet me të ardhura të larta dhe me të ardhura mesatare, që janë përkatësisht 45 për mijë dhe 10 për mijë.

Përsa i përket shkakut kryesor të "mungesës së gjakut", sipas sondazheve, shumë njerëz nuk dëshirojnë të dhurojnë gjak, duke shprehur shqetësimin për dëmtimin ndaj shëndetit të tyre. P.sh., dikush shprehet se pas dhurimit të gjakut, nuk ndjehet mirë. Lidhur me këtë, mjekët specialistë thonë se gjaku në trup duhet të forcojë metabolizmin dhe vëllimi i dhurimit të gjakut prej 300-400 mililitrash nuk dëmton shëndetin. Shqetësim për ndikimin në dhurimin e gjakut mbi shëndetin është në fakt roli psikologjik.

Krahas shqetësimit për shëndetin, shumë njerëz kanë dyshime se ku përfundon gjaku i dhuruar prej tyre. Kjo pasqyron mosbesimin e madh të dhuruesve të gjakut ndaj mekanizmit kinez të grumbullimit dhe shpërndarjes së gjakut. Kundrejt këtij problemi, mjekët propozojnë se mbledhja e gjakut është një gjë për interesin e të gjithëve, prandaj duhet të bëhet më transparent procesi i dhurimit dhe furnizimi me gjak. Në këtë drejtim, disa qytete kineze kanë marrë masa. P.sh. në Pekin, nëpërmjet telefonatave mund të mësohet ku shkon çdo qese gjaku. Mirëpo për dhënien e gjakut, që ka karakter personal, nuk mund t'i tregohet dhuruesit të gjakut se kush e ka marrë gjakun e tij.

Tani në Kinë, ai që dhuron gjak vullnetarisht, mund të përdorë në të ardhmen gjakun falas. P.sh. në Shangai, ai që dhuron 500 mililitra gjak, mund të përdorë 1000 mililitra gjak në 5 vite. Mirëpo, në fakt, sa dhurues të gjakut e përdorin atë, duhet të paguajë pak. Shumë njerëz nuk e mirëpresin këtë mënyrë, pasi sipas tyre ndikon negativisht tek entuziazmi i njerëzve për të dhuruar.

Lidhur me këtë, profesori Sun Dongdong i Universitetit të Pekinit shpjegon se përdorimi i gjakut me "pagesë", do të thotë se nuk paguhet për gjakun, por për procesin e mbledhjes, rezervimit, ruajtjes dhe pastrimit. Për të gjitha këto hallka duhen shpenzime.

Mediat kineze mendojnë në përgjithësi se për stimulimin e potencialit dhe entuziazmit të dhurimit të gjakut vullnetarisht nga qytetarët, sektorët përkatës duhet të marrin masa komplekse. Nga njëra anë, duhet të shtohet informacioni për njohuritë shkencore të dhurimit të gjakut dhe nga ana tjetër, duhet të bëhen përpjekje për transparencën e procesit të grumbullimit dhe shpërndarjes së gjakut, që të hiqen dyshimet e dhuruesve të gjakut.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China