PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Pagesa për llastica" për Shën Valentin
2012-02-18 21:01:12 cri komenti juaj Printoni

Protesta në Evropë ndaj "Marrëveshjes kundër piraterisë në Internet"

Në të ftohtin e acartë, dhjetra mijëra banorë të mbi dhjetë qyteteve evropiane dolën në rrugë në shenjë proteste ndaj qeverive të vendeve të BE-së që do të nënkruajnë "Marrëveshjen kundër piraterisë në Internet". Pas protestave, qeveritë e shumë vendeve, vendosën të ndërpresin procesin e miratimit ose të nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje. Këtë javë, mediat kryesore të mbarë botës njoftuan për protestat që përfshinë Evropën.

Cili është sfondi i kësaj ngjarjeje?

Mësohet se për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe për goditjen e piraterisë, SHBA-ja dhe Japonia, gjatë negociatave të vitit 2006, hodhën idenë për hartimin e një kornize ligjore. Dy vjet më pas, 27 vendet e BE-së, Koreja e Jugut, Australia, Kanadaja, Zelanda e Re etj., u përfshinë në negociata. Në fillim të tetorit të vitit 2011, 8 vende, duke përfshirë Japoninë dhe SHBA-në nënshkruan "Marrëveshjen kundër Tregtisë së Produkteve të Falsifikuara" (ACTA). Deri në fund të janarit të këtij viti, Komisioni Europian dhe pjesa dërrmuese e vendeve të BE-së e nënkruan këtë marrëveshje.

Komisioni Europian mendon se kjo marrëveshje mund të hapë rrugën për goditjen efikase të piraterisë në mbarë globin. Mirëpo kjo marrëveshje ka ngjallur mosmarrëveshje që nga hartimi i saj. Njerëzit në Europë e kundërshtojnë kategorikisht, veçanërisht pikën për parandalimin e shkarkimit të paligjshëm nga Interneti të materialeve audiovizive. Dhjetra mijëra banorë të Polonisë, Hungarisë, Rumanisë, Bullgarisë, Gjermanisë, Francës, Finlandës dhe Austrisë dolën në rrugë për të kërkuar anulimin e marrëveshjes dhe që të garantohen të drejtat personale të qytetarëve. Protestuesit shprehën se kjo marrëveshje kufizon lirinë në Internet dhe madje ka mundësi të sjellë kontroll më të rreptë të Internetit dhe të dëmtojë lirinë e shprehjes në botën virtuale. Protestat patën efekt. Qeveritë polake dhe çeke shpallën ndërprerjen e procesit të miratimit të kësaj marrëveshjeje, ndërsa Sllovakia dhe Gjermania, që nuk e kanë nënshkruar ende marrëveshjen, deklaruan se nuk do të marrin asnjë vendim për momentin.

Studiuesi kinez Chen Jian i Institutit Kërkomor mbi të Drejtat e Pronësisë Intelektuale pranë Universitetit të Shkencave Politike dhe të Ligjit, tha se do të preket prania e materialeve audiovizuale pirate në Internet dhe se do të shkelen të drejtat e pronësisë intelektuale. Mirëpo, sipas tij, këto probleme nuk zgjidhjen rrënjësisht vetëm në kornizën ligjore. Sipas Chen, zgjidhja e këtyre probleme nga ana teknike dhe tregtare do të jetë më praktike. P.sh. nga ana teknike, duhet të forcohet identifikimi për veprat origjinale, që të ndërgjegjësohen përdoruesit e Internetit dhe transmetuesit në internet dhe njëkohësisht, kjo mënyrë do të krijojë lehtësi për sektorin juridik të trajtojë problemet e piraterisë. Tjetër mënyrë është të publikohen më shumë vepra origjinale në Internet, nëpërmjet "Cloud Computing", që sipas Chen është rrënja e zgjidhjes së problemit. Nga ana tregtare, duhet të inkurajohen kompanitë që të krijojnë platformën e posaçme për të gjithë me vepra origjinale audiovizive, që të arrihen fitime nëpërmjet vëllimit të klikimit dhe të kapacitetit të qarkullimit në Internet. Kështu do të krijohet një mjedis i shëndetshëm tregtar për goditjen e piraterisë.

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të të Drejtave të Pronësisë Intelektuale, Francis Gurry mendon se mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale është një punë globale dhe ka të bëjë me hapjen e tregut, lëvizjen e personave dhe shumë elementë të tjerë, prandaj aktualisht më e rëndësishmja është të kërkohet një metodë ndërkombëtare për zgjidhjen e problemit të piraterisë, por jo të nënshkruhet një marrëveshje e mbrojtjes të njëanëshme nga një pjesë vendesh. Sipas tij, vetëm kur i gjithë globi të veprojë, do të arrihet sukses në goditjen e piraterisë në Internet. (Wang Lei/ Ardi Pulaj)


1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China