PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Pagesa për llastica" për Shën Valentin
2012-02-18 21:01:12 cri komenti juaj Printoni

src="mms://media.chinabroadcast.cn/albanian/20120218dypershtate.wma"

type="video/x-ms-wmv" width="285" height="44">

Vizita e nënkryetarit të shtetit të Kinës Xi Jinping në SHBA do t'i shtojë dinamikë zhvillimit të marrëdhënieve kino-amerikane

Me ftesën e zv/presidentit të SHBA-së Joseph Biden, nënkryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping bëri këtë javë një vizitë zyrtare 5 ditore në SHBA. Në media u shpreh në përgjithësi mendimi se kjo është një vizitë që do të ushtrojë ndikim mbi të ardhmen dhe do t'i shtojë dinamikë të re zhvillimit të marrëdhënieve kino-amerikane.

Gjatë vizitës, Xi Jinping zhvilloi bisedime me zv/presidentin e SHBA-së Joseph Biden dhe u takua me presidentin Barack Obama. Kina dhe SHBA-ja thonë se nuk janë rivalë, por partnerë. Të dyja palët shkëmbyen plotësisht mendime mbi marrëdhëniet dypalëshe si dhe probleme të tjera të rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale. Të dyja palët u shprehën se do të përpiqen të bashku për të çuar përpara partneritetin kino-amerikan me respektimin e njëri-tjetrit dhe duke parë interesat e përbashkëta.

Kjo vizitë e nënkryetarit të shtetit të Kinës Xi Jinping ka ngjallur vëmendje të madhe në botë. Gazeta amerikane "The Wall Street Journal" shkroi se për suksesin e vizitës, pala amerikane jo vetëm i përgatiti me seriozitet temat, por i kushtoi rëndësi të madhe edhe divergjencave midis kulturave dhe rregullave të pritjes. Përsa i përket pritjes, Shtëpia e Bardhë vijoi me të njëjtin nivel nga pala kineze të pritjes së Bajdenit gjatë vizitës në Kinë vitin e kaluar. Jo vetëm u shtrua një banket zyrtar për Xi Jinping, por zv/presidenti Biden e shoqëroi gjatë vizitës në Los Anxhelos. Zv/këshilltari amerikan mbi sigurinë ndërkombëtare Ben Rhodes u shpreh, "Ky është një investim për të ardhmen e marrëdhënieve kino-amerikane."

Krahas temave dhe nivelit të pritjes, mediat amerikane i kushtuan vëmendje edhe figurës personale të nënkryetarit Xi Jinping. "Vetëbesimi" dhe "një person në harmoni me të tjerët" janë fjalët që përdoren më shumë për përshkrimin e nënkryetarit kinez. Revista amerikane "Newsweek" e vlerësoi Xi-un se "është i aftë të shkëmbejë ide me liderë të huaj" dhe shkroi se ai pranohet paralelisht nga elita dhe masat popullore.

Në komentin e gazetës "European Times" thuhet se gjatë kësaj vizite, çdo ndalesë ka pikën e saj të ndriçuar, gjë që tregon plotësisht gjithanshmërinë dhe përmbajtjen e pasur të marrëdhënieve midis dy vendeve. Kjo do të ketë rëndësi shumë pozitive për shtimin e besimit reciprok, pakësimin e dyshimeve dhe për zhvillimin e marrëdhënieve kino-amerikane.

"Deutsche Welle"komenton se qeveria e Obamës shpreson t'u hedhë një bazë marrëdhënieve më të mira të bashkëpunimit me Kinën, nëpërmjet krijimit të lidhjeve me Xi Jinping.

Në gazetën japoneze"Asahi Shimbun"komentohet se kjo vizitë e Xi Jinping-ut synon të forcojë marrëdhëniet e besimit me qarqet politike dhe financiare amerikane, për të hedhur bazat për një marrëdhënie të mirë kino-amerikane në 10 vitet e ardhshme.

Në gazetën kineze "Renmin Ribao", organin e Komitetit Qendror të PK të Kinës vihet në dukje se zhvillimi i marrëdhënieve kino-amerikane kalon sferën e dy vendeve dhe ndikon mbi gjithë botën. Çdo takim midis liderëve të dy vendeve përmban rëndësinë historike. Kontaktet midis liderëve të dy vendeve, kanë nxitur herë pas here zhvillimin e marrëdhënieve . Kjo vizitë e nënkryetarit Xi Jinping është pikënisja e shkëmbimeve të nivelit të lartë në vitin 2012 dhe do të nxisë më tej partneritetin kino-amerikan. 

1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China