PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Pagesa për llastica" për Shën Valentin
2012-02-18 21:01:12 cri komenti juaj Printoni

Të rinjtë kinezë preferojnë Ditën e Shën Valentinit

14 shkurti përkon me Shën Valentinin, ditën e të dashuruarve. Kësaj feste perëndimore i kushtojnë gjithnjë e më shumë rëndësi të rinjtë kinezë. Në këtë ditë, atmosfera e ngrohtë dhe romantike bëhet tema kryesore.

Ashtu si në perëndim, këtë ditë të dashuruarit shprehën dashuri, duke i dhënë njëri-tjetrit dhurata. Shumë të rinj e zgjodhën këtë ditë për t'u martuar, duke menduar se kjo është një ditë me fat. Edhe beqarët nuk ishin të vetmuar në këtë ditë. Ata morën pjesë në takime të improvizuara. Në qytetin Fuzhou të Kinës juglindore, u organizuan disa takime me mbi 10 mijë pjesëmarrës.

Tregtarët nuk mund të mos shfrytëzojnë këtë rast të mirë. Paketat për çifte me orë, paketat për çifte në restorant dukeshin kudo. Me përhapjen e tregtisë në Internet, për Ditën e Shën Valentinit doli një mënyrë e re e pagimit, që quhet "pagesa për llastica", që do të thotë femra blen dhe i fut mallrat e preferuara në "shportën e llasticës" dhe i dashuri ose bashkëshorti i saj do t'i paguajë. Ky shërbim u pëlqen shumë femrave kineze.

Mirëpo, kjo festë perëndimore u ka sjellë të rinjve kinezë jo vetëm atmosferë romantike, por edhe ngarkesë. Sipas një sondazhi, në Kinë çmimi mesatar i dhuratave të Ditës së ShënValentinit kaloi 1700 juanë (270 dollarë amerikanë). Ky shpenzim është i barabartë me gjysmën e të ardhurave të të rinjve që sapo kanë nisur të punojnë. Prandaj, shumë njerëz thonë se Dita e Shën Valentinit shndërrohet në ditën e shfaqjes së dashurisë me mallrat e konsumit. Kohët e fundit, në Kinë si pasojë e inflacionit edhe shpenzimet për këtë festë u rritën shumë. Shumë njerëz angazhohen që dita e të dashuruarve të bëhet dita e "vjedhjes nga i dashuri".

Kundrejt këtij fenomeni, specialisti këshillon se Dita e Shën Valentinit synon shpirtin, vlerat jo materiale, prandaj një dhuratë modeste, por krijuese është më prekëse se dhuratat e shtrenjta.

Megjithëse në botën reale shumë të rinj nuk bëjnë konsum të lartë gjatë festës, në hapësirën virtuale të Internetit, ata mund të shpalosin falas dashurinë e tyre. P.sh. shumë të rinj shprehën dashurinë në Weibo, një faqe kineze e ngjashme me Twitter-in. Një përdorues i Weibo-s shkroi: "Unë të dua" në gjuhë të ndryshme, që u përhap gjerësisht në Weibo.

Gjithashtu në Weibo, shumë të rinj nisën edhe aktivitetin "Ideoj Ditën e Shën Valentinit për prindërit". Ky aktivitet synon të ketë në qendër prindërit, që edhe ata mund të kenë një festë dashurie të paharrueshme. P.sh. të bëjnë fotografi për prindërit, të dëgjojnë tregimet e tyre, që të kujtojnë dashurinë, etj. Me tu publikuar, ky aktivitet u pëlqye shumë nga përdoruesit e Internetit. Shumë njerëz i vlerësojnë idetë "krijuese". Një përdorues i Weibo-s tha, se "kjo është mënyra më më shumë dashuri për kalimin e Ditës së Shën Valentinit."

Faktet tregojnë se Dita e Valentinit është gjithnjë e më e preferuar në Kinë. Specialistët thonë se kjo ditë në fakt është një rast i mirë për shkëmbimet dhe për shtimin e mirëkuptinit. Por të rinjtë, duhet të zgjedhin një mënyrë të përshtatme për veten, racionale dhe romantike.

1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China