PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dy për shtatë (31 dhjetor 2011)
2011-12-31 16:32:52 CRI komenti juaj Printoni

I. Kreu i ndërmarrjeve të produkteve të qumështit "Mengniu" bie në krizë besimi

Këtë javë "Mengniu", një ndër kompanitë kryesore të produkteve të qumështit në Kinë, u bë fokusi i vëmendjes së mediave kryesore kineze, sepse nga një kontroll i rastit në produktet e saj u zbulua një sasi e jashtëzakonshme e lëndës helmuese Aflatoxins M1, përmbajtja e së cilës ishte 140 % më shumë se standardi i lejuar. Edhe më parë ishin zbuluar disa herë probleme të cilësisë në produktet "Mengniu". Tani kjo kompani e njohur private kineze ka rënë në një krizë të thellë besimi.

"Aflatoxins M1" shkatërron mëlçinë e njeriut dhe të kafshëve, madje mund të shkaktojë edhe kancerin e mëlçisë e mund të çojë deri në vdekje, prandaj Kina ka kufizime të rrepta për përmbajtjen e këtij helmi në qumësht dhe produktet përkatëse.

Kompania "Mengniu" e pranoi rezultatin e këtij kontrollit dhe shpjegoi se kalimi i standardit të përmbajtjes së "Aflatoxinsit M1" në qumësht është shkaktuar nga mykja e ushqimit të lopëve. Kompania deklaroi se "qumështi me probleme nuk ka hyrë në treg". Veç kësaj, "Mengniu" bëri edhe një deklaratë kërkimi faljeje, por "sinqeriteti" i saj nuk u pranua nga pjesa dërrmuese e konsumatorëve.

Një prind vuri në dukje se helmi në qumësht ka të bëjë me jetën e njerëzve dhe kjo nuk mund të zgjidhet vetëm me kërkimin e faljes. Kurse një përdorues interneti tha se "Mengniu" ishte kompania e qumështit së cilës i besonte më shumë, por tani imazhi i saj është prishur fare.

Konsumatorët shprehen edhe që kompanitë e produkteve të qumështit duhet të bëjnë rregullisht analizat për "Aflatoxins", por "Mengniu", si një ndër kryesoret prej këtyre kompanive, nuk e zbuloi vetë atë, gjë që tregon të metat serioze në prodhimin dhe kontrollin e cilësisë të kësaj kompanie. Nëse ky "qumësht që shkakton kancer" do të hynte në treg, sa konsumatorë do të dëmtoheshin?

Përballë problemeve të herëpashershme të kompanisë "Mengniu", specialistët vënë në dukje se mosndreqja e gabimeve vjen prej kostos shumë të ulët që paguhet për shkeljen e ligjit. Kina duhet të marrë parasysh hartimin e ligjeve dhe të rregulloreve përkatëse, që të dënojë ndërmarrje të tilla dhe t'i nxjerrë nga tregu ato përgjithmonë. Vetëm kështu ndërmarrjet do t'i kushtojnë me të vërtetë rëndësi cilësisë së produkteve.

Ky incident i qumështit të helmuar nxori në pah edhe një herë rreziqet e fshehura në sektorin e produkteve të qumështit në Kinë. Madje konsumatorët kanë dyshime më të thella për këtë sektor dhe më gjerë për të gjitha ndërmarrjet ushqimore. Lidhur me këtë specialistët theksojnë se të gjitha ndërmarrjet ushqimore duhet të marrin masa për përsosjen e kontrollit të cilësisë dhe për ta vënë në plan të parë sigurinë ushqimore. Njëkohësisht, edhe qeveria duhet t'i kontrollojë këto ndërmarrje më rreptësisht, që të garantohet siguria e prodhimeve të tyre dhe e jetës së njerëzve.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China