PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Samsung Electronics, investime në Xi'an
2012-06-28 19:15:32 CRI Komenti juaj Printoni

"Xi'an ka një numër të lartë punonjësish të talentuar, falë numrit të lartë të universiteteve dhe instituteve atje," u shpreh Zou Gang, menaxheri i përgjithshëm i Applied Materials Xi'an.

"Fatmirësisht, qeveria vendore është bashkëpunuese, fleksibël dhe e përgjegjshme."

Li Qian nga Chongqing shprehet se qeveria duhet të vendosë si prioritet zhvillimin e politikave të qëndrueshme dhe të vazhdueshme, rregulla transparente dhe qasje të përshtatshme për lloje të ndryshme tv informacionit".

Të dhënat nga Ministria e Tregtisë deklarojnë se shuma e investimeve të huaja direkte në rajonin qendror të Kinës në 4 muajt e parë të vitit u rritën me 12.6 për qind nga viti në vit.

Investimet e huaja, Shqipëria e dyta në rajon, raporton Top Channel

Zyra e PNUD-it në Tiranë publikoi raportin global të investimeve të huaja direkte për vitin 2010, duke e renditur Shqipërinë, si një nga vendet me ecurinë më të mirë në rajon.

"Në vitin 2010, investimet e huaja direkte në Shqipëri arritën për herë të parë në më shumë se 1 miliard dollarë duke e bërë Shqipërinë vendin e dytë në Europën Juglinore me investimet e huaja më të larta", tha Zinebtouimi Benjelloun, kordinatore e brendshme e OKB-së në Tiranë.

Investimet e huaja konsiderohen si një nga burimet kryesore që gjenerojnë punësim.

Në katër vitet e fundit, investimet e huaja direkte në total kanë qenë 3.7 miliardë dollarë sipas të dhënave zyrtare. Por numri i të punësuarve, jo vetëm që nuk është rritur, por ka rënë me 18 mijë vetë krahasuar me fundin e vitit 2006.

Kryqëzimi i shifrave të punësimit me investimet e huaja tregon një rezultat paradoksi ku kapitali i huaj që investohet në ekonominë shqiptare nuk ka gjeneruar punësim në ekonomi, të paktën jo aq sa për të zbutur efektet e mbylljes së ndërmarrjeve publike apo reformave të tjera që shkurtojnë vendet e punës. Ekonomia mund të jetë në fazë strukturimi, ku rritja e produktivitetit nga teknologjitë e reja që sjellin investimet e huaja shkurton vendet e punës. Por përtej të gjitha këtyre arsyeve fakt është se numri i shqiptarëve që kishin një punë ka qenë më i lartë, para 5 vitesh, atëherë kur investimet ishin vetëm 200 milionë dollarë në vit se sa është tani që investimet janë 5 herë më të larta.


1 2 3 4 5 6
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China