PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Samsung Electronics, investime në Xi'an
2012-06-28 19:15:32 CRI Komenti juaj Printoni

Zhao flet me tej duke shtuar se suksesi i Xi'an-it për tërheqjen e gjigantit Samsung ishte rezultati i një sërë atributesh: një ofertë e qëndrueshme për gjetjen e teknikëve, politika preferenciale, infrastrukturë e mirë dhe shërbime efikase qeveritare.

Ndër qytetet e Kinës,Xi'an-i renditet i treti për universitetet dhe institutet, nga ku diplomohen më shumë se 1 milion studentë cdo vit.


Xi'an

Edhe pse është një qytet që gjendet në brendësi kompanitë ende mund të kenë akses në zonat bregdetare dhe për të zhvilluar tregjet e huaja nëpërmjet porteve, autostradave dhe linjave hekurudhore," shprehet Zhao. "Dhe infrastruktura e zhvilluar tashmë garanton që koha e udhëtimit nga Xi'an për në Hong-Kong, Seul dhe në qendrat e tjera të biznesit do të zgjasë vetëm për 2 ose 3 orë."

Qeveria qendrore, për të ndihmuar zhvillimin e rajonit perëndimor, ka paraqitur një politikë të re zhvillimi në vitin 2000.

Provinca Shaanxi, deri ne vitin 2011 kishte rreth 3,800 kilometra autostrada të shpejtësisë së lartë. Gjithashtu, provinca ka planifikuar të shpenzojë 170 miliardë juanë ($26.9 miliardë) për ndërtimin e 2,000 kilometrave shtesë

Chongqing, një qytet i madh në jugperëndim ka bërë shumë përpjekje për të tërhequr investime të huaja në 2 vitet e fundit.


Chongqing

Në vitin 2011, një shifër prej 10.53 miliardë dollarësh investime të huaja "hyri" në këtë qytetet.

Më shumë se 200 nga 500 bizneset më të mira në botë kanë hapur degët e tyre në Chongqing thotë Lan Qinghua, shefi i Zyrës së Statistikave i Chongqing, Lan shtoi se Chongqing është i angazhuar për zgjerimin e ekonomisë.

"Rajoni perëndimor i Kinës tani i ka të gjitha atributet që kërkojnë investitorët: një treg konsumi në zgjerim, ujë, energji elektrike, tokë, punonjës të kualifikuar etj," shprehet Li Qian, përgjegjës për menaxhimin e investimeve të huaja direkte në Chongqing.

"Në dekadën tjetër, rajoni do të përballet me një rritje të investimeve të huaja direkte."

1 2 3 4 5 6
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China