PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Samsung Electronics, investime në Xi'an
2012-06-28 19:15:32 CRI Komenti juaj Printoni

Pavarësisht nga rreziku i ngadalësimit të mëtejshëm, ekonomia kineze vazhdon të rritet me ritmet më të shpejta se cdo vend tjetër në botë.

Për të siguruar rritjen e qëndrueshme, Kina po angazhohet për të rritur konsumin e brendshëm në vitet në vijim. Kina renditet e dyta në botë për tërheqjen e investimeve të huaja direkte, vetëm pas SHBA-së, dhe renditet e para ndër vendet në zhvillim.

Qysh nga nëntori i kaluar, shuma e investimeve të huaja direkte në Kinë ka rënë për 6 muaj radhazi.

"Qeveria kineze nuk duhet të shqetësohet për këtë, pasi kjo rënie nuk mund të zgjasë për shumë kohë dhe Kina mbetet ende shumë tërheqëse për investimet," shprehet Gerard Worms, shefi i Dhomës së Jashtme të Tregtisë. "Kina do të vazhdojë të jetë tërheqëse për vite me radhë ," shprehet Huo Jianguo, drejtor i Akademisë së Kërkimeve, pranë Ministrisë së Tregtisë së Kinës.

"Unë duhet të them që qytetet në perëndim kanë potencial të madh për tërheqjen e investimeve të huaja direkte dhe që qytetet atje do të kenë një impakt shumë të madh në të ardhmen e ekonomisë së Kinës."

Lëvizja drejt perëndimit e kompanive të huaja gjigante si Samsung dhe HP do të krijojnë mundësi të reja në rajon për kompanitë e tjera, që priten, të ndjekin gjurmët e këtyre 2 kompanive.

Qysh kur Samsung shpalli vendimin e tij në fillim të vitit, qeveria e Shaanxi-së ka mirëpritur një sërë kompanish të huaja dhe vizitorë që janë të interesuar për të investuar.

Kompania gjermane Take Messer Group, që merret me nxjerrjen dhe furnizimin e llojeve të ndryshme të gazit vitin e kaluar planifikoi të hapte një degë të vogël në Xi'an, por më pas vendosi të hapte një fabrikë atje.

Kompania amerikane Applied Materials Inc, prodhuese e gjysmëpërcuesve, është një nga kompanitë e para të huaja që vendosi të ngrinte një fabrikë në perëndim të Kinës.

Në vitin 2003 – 3 vjet pasi qeveria qendrore prezantoi planin e saj për zhvillimin e zonës perëndimore, kompania vendosi të ngrinte një qendër botërore për kërkim dhe zhvillim në Xi'an. Deri tani kompania ka investuar 255 milionë dollarë për këtë qendër.

1 2 3 4 5 6
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China