PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Samsung Electronics, investime në Xi'an
2012-06-28 19:15:32 CRI Komenti juaj Printoni

Rritja e shpejtë

"Vendimi i Samsung-ut për të investuar në Xi'an do të përbëjë një nxitës të shkëlqyer për ekonominë e Shaanxi-së," thotë Zhao Zhengyong, guvernatori i provincës.

Së pari do ta ndihmojë Shaanxi-në të transformojë strukturën e saj industriale, shtoi ai

Projekti i Samsung-ut pritet të tërheqë investime në Xi'an nga afro 200 kompani dhe të çojë në krijimin e mbi 10 mijë vendeve të punës.

Qeveria e provincës Shaanxi ka vendosur objektivin e saj për rritjen ekonomike këtë me 13 për qind, nga 12 për qind që ishte vitin e kaluar.

Kjo rritje e tejkalon objektivin e rritjes ekonomike të vendit prej 7.5 përqindësh, e shpallur në fillim të vitin nga kryeministri Wen Jiabao.

Chongqing, nga ana e tij, po synon për një rritje prej 13.5 për qindësh dhe Chengdu, në provincën Sichuan pritet të ketë një rritje prej 12 për qind.

Vitin e kaluar, ekonomia e Chongqing-ut u rrit me afro 16.4 për qind, me ritme më të shpejta se ekonomia vendëse, që u rrit me 9.2 për qind. Chongqing ka si qëllim që këtë vit të tërheqë afro 11 miliardë dollarë investime të huaja direkte.

Ndëkohë, me rritjen e kostove të punës në Kinë gjatë viteve të fundit, disa kompani të huaja si Nike etj., i kanë lëvizur fabrikat e tyre nga Kina në vendet e tjera si Vietnami, ku kostoja e fuqisë punëtore është më e ulët.

Por shumë ekspertë dhe zyrtarë të qeverisë besojnë se transferime të tilla nuk do të bëhen të zakonshme në të ardhmen, duke theksuar se ekonomia e Kinës ka ende shumë vrull. Ata shtuan gjithashtu se kompanitë që po tranfsferojnë fabrikat e tyre në vende të tjera kanë kërkesë të lartë për forcë punëtore.

1 2 3 4 5 6
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China