PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Samsung Electronics, investime në Xi'an
2012-06-28 19:15:32 CRI Komenti juaj Printoni

Pasuria më e madhe e qytetit është mbështetja që ofron qeveria për të, u shpreh Kwon.

"Entuziazmi i tyre i shkëlqyer për projektin ishte aq mbresëlënës sa ndikoi në vendimin tonë," shtoi ai.

Për t'i siguruar Samsung-ut një vend për zbatimin e projektit të tij autoritetet e Xi'an-it përgatitën një sipërfaqe prej 9 kilometrash katrorë në pjesën perëndimore të qytetit.

"Ne shpenzuam shumë ditë për përmbushjen e kërkesave të Samsung, ku përfshiheshin më shumë se 1,000 kërkesa, dhe ata mbuluan një gamë të gjerë të cshtjeve dhe problemeve, madje duke përfshirë edhe cilësinë e energjisë elektrike në Xi'an," u shpreh Zhao Hongzhuan, një anëtar i Komitetit të Përhershëm në Xi'an.

"Ne iu përgjigjëm me shpejtësi të gjitha kërkesave që na u kërkuan, dhe sigurisht ne ishim me fat që fituam projektin"

"Eshtë koha (për kompanitë e huaja) që të përqëndrohen në qytetet në perëndim të Kinës dhe të investojnë në rajon, e cila po bëhet një forcë e re shtytëse për ekonominë e Kinës" shprehet Wang Zhile, drejtor në qendrën kërkimore pranë Ministrisë së Tregtisë.

Samsung-u nuk është kompania e vetme që interesohet për të investuar në perëndim të Kinës.

Në vitin 2011, prodhuesi i kompjuterëve Hewlett-Packard dhe kompania Foxconn Technology Group shpallën se do të investonin 3 miliardë dollarë amerikanë në Chongqing, një qytet në jugperëndim të Kinës.

Më herët gjatë prillit, Ford Motor Co u shpreh se do të modifikojë fabrikën e vet për të rritur prodhimin vjetor nga 350,000 në 950,000 automjete deri në 2014-n në një projekt të përbashkët me bashkëpunuesin e tij Changan Automobile Group Co.

Gjatë vitit të kaluar, investimet e huaja direkte në rajonin perëndimor të Kinës u rritën me një ritëm më të shpejtë se ato në rajonin bregdetar të vendit.

Ministria e Tregtisë shprehet se Kina ka marrë 116 miliardë dollarë amerikanë investime të huaja direkte nga janari i shkuar deri në dhjetor, 9.72 për qind më shumë se një vit më parë.

"Vendimi i Samsung-ut do të çojë në përfundime të mira gjatë kohës në vazhdim," shprehet Zhao.

"Ne kemi besim se më shumë investime të huaja do të bëhen në rajonin e Kinës perëndimore, ashtu sikurse edhe në provinën Shaanxi."

Shumica e investimeve të huaja që bëhen në provinën Shaanxi janë vendosur në zonën e zhvillimit.

Fuqia punëtore më e lirë

Përtej etjes së qeverisë vendore për të tërhequr kompanitë, rajoni në perëndim të Kinës ofron kosto më të ulëta të punës dhe shpenzimeve operative.

1 2 3 4 5 6
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China