PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Samsung Electronics, investime në Xi'an
2012-06-28 19:15:32 CRI Komenti juaj Printoni

Përveç dashurisë që ka për historinë dhe kulturën kineze Kwon Oh-hyun nuk e bëri udhëtimin e tij të parë në Xi'an, kryeqytetin e provincës Shaanxi, thjesht për turizëm. Ai udhëtoi atje për të ndihmuar kompaninë Samsung Electronics për planet e saj në të ardhmen në rajonin perëndimor të vendit.

Kwon, zv.shefi i Samsung, së bashku me një grup prej 20 nëpunësish të kompanisë udhëtuan në mars drejt Xi'an-it për të njoftuar se Samsung do të investojë 7 miliardë dollarë në vendin ku gjenden terrakotat e ushtarëve dhe kuajve, që janë cilësuar edhe si mrekullia e 8-të e botës. "Kjo gjë ëshë shumë e vecantë për Samsung, jo vetëm në shkallën e investimeve, por edhe teknologjia që ne duam të transferojmë në Kinë" thotë Kwon. "Ne presim që të krijojmë një mrekulli në këtë vend."

Fabrika që do të prodhojë NAND flash, një tip çipi digjital për ruajtjen e të dhënave, i përdorur gjerësisht në telefonat e mençur dhe kompjuterët tabletë, pritet që të nisë punën në vitin 2013. Operacioni do të jetë fryt i investimeve të huaja direkte, i matur nga vlera e llogaritur në këtë rajon.

Ndërkohë që kostot e punës po rriten gjithnjë e më shumë përgjatë brigjeve në Kinën lindore, gjithnjë e më shumë kompani të huaja, ashtu sikurse edhe Samsung kanë hedhur sytë drejt perëndimit të vendit.

Planet e tyre janë që ta bëjnë të famshëm këtë rajon dhe për ta kthyer atë në një magnet për investimet e huaja në vitet e ardhshme.

Në tetor, selia e Samsung-ut vendosi që të hapë atje një fabrikë.

Samsung ishte në kërkim për të bërë një investim të madh diku në Kinë, qeveria e Shaanxi-së formoi një ekip të posaçëm ku u ngarkoi për të zhvilluar biseda me kompaninë. Dy muaj më vonë Xi'an-i u shfaq në një listë përfundimtare të vendeve që kompania po mendonte seriozisht për të investuar. Samsung zgjodhi Xi'an-in në mars.

1 2 3 4 5 6
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China