Të bie në sy fakti se sa më shumë i urbanizuar të jetë qyteti, aq më e vogël është dhe mikepritja. Që të sqarohemi se mos keqkuptohemi: E kam fjalën në krahasim me qytetet e tjera ku ishim, se në përgjithësi mikëpritj kinezë është e jashtëzakonshme. Po, përshëmbull në Lijiang mikërpitja dhe buzëqeshjet qenë mbresëlënëse, ato ranë pak në Luoyang, dhe ranë akoma më shumë në Jinan. Fundja fundit normale, kështu ndodh në çdo vend të botës.
Pas darke u nisëm për të vizituar një park të madh në qendër të qytetit, i cili kosnsiderohet si vendi i burimeve. Hymë në një kanal për të dal në Liqenin e madh Daming. Për pak mu krijua përshtypja se kishim të bëhëmi me një Amstërdam Gjigand. Në fakt qyteti, të paktën natën, dukej i mrekullueshëm. Për nga gjerësia e rrugëve dhe asfaltimi konkuronte me metropolt më të mëdha amerikane dhe ato europiane. Gjithashtu dhe godinat anash. Po mos ishin gërmat kinezçe, sigurisht do thoja që ndodhemi në Amerikë.
Jinan: Burimi ujor Baotu, që titullohet si "Burimi i pare në botë"