SHËNIME NGA JINAN
DITA E PARË
ANDI BEJTJA
18 tetor 2010
Sot arritëm në qytetin Jinan ku do të zhvillohet konferenca Qytetet Turistike Kineze 2010. Sapo dolëm nga aeroporti kuptohet fare qartë që kemi të bëjmë me një qendër urbane të zhvilluar. Me aq pak rrugë sa bëmë deri në Hotel Sheraton më bënë përshtypje 4 qendra të mëdha sportive, salla të mbyllura gjigande, me dhjetra fusha tenisi e fusha lojërash të tjera përpara. Këto salla të mbyllura lojërash me konstrukte metalike ishin impresionuese për shkak të madhësisë së tyre.
Organizatorët shtruan një banket ku përveç drejtuesve më të lartë të pushtetit lokal, ishin dhe disa nga drejtuesit e lartë të CRI-së, midis tyre dhe zv/kryeredaktori i radios, një ish gazetar i njohur, sidomos gjatë luftës së Gjirit Persik.
Jinan: Banketi i për konferencën "Qytetet Turistike Kineze 2010", ku mbajti fjalim zv/kryeredaktori i Radios së Jashtme të Kinës Ma Weigong.