Sipas planit të ri, banorët në Dashilan mund të zgjedhin ndërmjet dy opsioneve, ose ta shesin ndërtesën e tyre ose të vazhdojnë të banojnë në këtë zonë. Ndërtesat e vjetra të blera nga qeveria do t'i jepen me qira të ulët projektuesve që dëshirojnë të hapin studio ose edhe atyre që duan të hapin dyqane. Ekspertët janë të mendimit se me anën e kësaj metode, kostoja për investime në këtë zonë do të jetë më e ulët se kostoja për shembjen dhe rindërtimin e banesave.
Nga ana tjetër, me rritjen e numrit të turistëve, pritet që të ardhurat në Dashilian të pësojnë rritje. Tani një pjesë e kompanive si, një kinostudio e filmave kineze dhe një galeri holandeze arti nënshkruan kontrata për marrjen e banesave të vjetra me qira dhe kjo gjë do të rezultojë fitimprurëse për banorët e zonës.
Yue Yaotong që punon në një restorant për ushqimet e vogla tradicionale, nuk shpreson në shembjen e ndërtesave në Dashilan. Ai tha se këto ndërtesa të vjetra janë gjëja më tërheqëse për turistët. Në shumë vende të Kinës mund të shihen kudo ndërtesa të larta dhe që imitojnë ndërtesat historike, por është shumë e vështirë që të rishkruhet historia. Prandaj për turistët ndërtesat me stilin autentik kinez janë shumë tërheqëse dhe të veçanta. (Çang Çuo/Albana)