PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Vitaliteti i rrugicave të vjetra të Pekinit
2013-01-24 19:53:10 CRI Komenti juaj Printoni

Shumë media të huaja kanë njoftuar shpesh se në qytetin e vjetër Pekin, ndërtesat e vjetra u prishën për t'i lënë vendin ndërtesave të larta dhe bashkëkohore. Kështu, banorët e këtyre lagjeve të vjetra u detyruan të ndryshojnë banesën. Megjithëse kjo mënyrë po bëhet gjithnjë e më e shpeshtë në Pekin, një plan mbi zhvillimin urban konsiston në rikonstruktimin e ndërtesave të vjetra, duke i dhënë atyre një vitalitet të ri.

Sipas njoftimeve të së përditshmes "The Los Angeles Times", Dashilan që ndodhet në qendrën e Pekinit u ndërtua në lashtësi, prandaj në të ka shumë ndërtesa të vjetra. Në një prej hutong-ëve në Dashilan ndodhet një oborr katror i ndërtuar rreth fundit të dinastisë Qing. Ky oborr bosh e pa "çati" është si një tempull i braktisur me histori të lashtë. Në këtë vend mendohet të ketë qenë shtëpia e një aristokrateje nga kombësia Man. Më pas në këtë vend u ndërtuan shkolla, fabrika dhe hotele. Sot në këtë vend organizohet një ekspozitë, ku dielli rrezaton nga dritaret punimet artistike.

Autoritetet e Pekinit po bashkëpunojnë me studio arkitekturore për ringjalljen e hutongë-ve. Sipas planit, ndërtesat e vjetra në hutong nuk do të shemben, por do të shndërrohen në dyqane, galeri, e studio moderne.

Krye-inxhinieri i studios Liang Jingyu tha se Bashkia e qytetit po përpiqet që Pekini i vjetër të vazhdojë të zhvillohet, duke përdorur ndërtesat e vjetra për krijime të reja. Ai u shpreh se po bëhet përpjekje që pjesa e vjetër e ndërtesave të riparohet për krijimin e mrekullive të reja.

Sot Kina është "Fabrika e botës" dhe kjo lidhet me prodhimin në masë të madhe dhe mallrat me çmimin e ulët. Vitet e fundit, qeveria kineze ka zhvilluar një sërë planesh dhe është e gatshme që Kina të shtojë praninë e markave dhe patentave autonome. Kina po nxit ndryshimin e mënyrës së "Prodhimit të Kinës" në "Krijimin e Kinës".

Zona Dashilan me një histori prej mbi 600 vjetësh ndodhet pranë sheshit Tiananmen, megjithëse nuk është zhvilluar shumë. Plani i rindërtimit të ndërtesave të vjetra në Dashilan nuk është i njëjtë me stilin e rindërtimit të rrugës Qianmen. Në vitin 2008, rruga Qianmen u rindërtua dhe kompanitë e huaja të njohura si Starbucks H&M etj, u përqëndruan në ndërtesat e stilit të dinastisë Qing. Në këtë rrugë gjendet edhe një tramvaj.


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China