PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Lidhja e fshehtë mes kancerit dhe mykut candida
2016-01-22 09:39:53 CRI Komenti juaj Printoni

Ja cfarë thotë specialistja e shëndetit Ann Boroch

"Një mjedis acid çon në sëmundje. Ajo që na e shkakton këtë është se ne konsumojmë më shumë seç duhet mish të kuq, kafeinë, sheqer, alkool dhe kemi stres. Të gjithë këta janë elemente tepër acidikë. Ajo që duhet të bëjmë është që të përdorim më shumë ushqime me bazë alkaline si psh; perimet me gjethe jeshile. Dieta duhet të jetë rreth 60 për qind perime. Nëse keni probleme me sistemin tretës mund t'i gatuani perimet, nëse nuk i konsumoni dot të gjalla. Një tjetër mënyrë për të alkalizuar trupit është të hidhni një lugë uthull molle në një gotë ujë dhe ta konsumoni çdo ditë, ose të pini një gotë me ujë dhe limon esëll në mëngjes, ose ushtrime me frymëmarrjen. Nëse hiqni dorë nga ushqimet e shpejta hamburgerët patatet e skuqura, sheqerin alkoolin, pikërisht në këtë moment ju nisni të alkalizoni trupin. Nëse mund të menaxhoni stresin, ju po alkalizoni trupin tuaj, pini më shumë ujë, po alaklizoni trupin tuaj dhe kjo ka shumë rëndësi sepse pjesa më e madhe e kancerëve dhe sëmundjeve të tjera jetojnë në trup acid."

Dieta anti-candida

Dieta më e mirë për të luftuar mykun është ajo që nuk përmban sheqer dhe ka nivel të ulët të karbohidrateve. Gjithashtu kjo dietë për pastrimin e mykut nga trupi konsiston edhe nga heqja e ushqimeve që përmbajnë maja.

Një nga mënyrat më të shpejta për luftimin e Candida-s është futja në dietën e përditshme e përbërësve më potencialë që luftojnë qelizat e saj. Zakonisht kjo dietë është shumë strikte dhe kërkon shumë vullnet dhe vendosmëri.

Dieta anti-candida, dietë detoksifikuese, konsiston në konsumimim e ushqimeve që nuk përmbajnë sheqer, maja, alkool etj. Ushqimet që konsumohen më shpesh gjatë kësaj diete janë proteinat, yndyrnat e shëndetshme, perimet, drithërat dhe disa lloje arrash.

Mjekët sugjerojnë se ndoshta shumicës së personave që vuajnë nga Candida do t'u duhet ta vazhdojnë këtë dietë për rreth 3 muaj përpara se t'i kthehen dietës së tyre normale.

Së bashku me përbërësit e mësipërm këshillohet dhe konsumimi i probiotikëve si bifidus dhe acidophilus, të cilët shërbejnë për shtimin e bakterieve të mira në zorrë. Normalisht një dietë pa sheqer ndihmon në kurimin e Candida-s si dhe rregullon sistemin tretës.

Dieta anti-candida përbëhet nga 3 faza:

Faza e parë

Kur candida albicans del jashtë kontrollit në traktin digjestiv mund të jetë toksike. Shtimi i saj mund të vijë si pasojë e një diete të varfër, përdorimi i shpeshtë i antibiotikëve etj. Një rritje e tepërt e këtij myku në trup mund të shkaktojë probleme gastrike si përzierje dhe diarre ose sëmundje të tjera si depresioni etj.

Objektivat

Faza e parë e dietës kundër candida-s konsiston në eleminimin e të gjitha ushqimeve që nxisin shtimin e mykut në trup. Kjo fazë zgjat për mbi 3 javë.

Ushqimet që duhet të evitohen në fazën 1

Faza e parë ndihmon në eleminimin e plotë të sheqernave dhe karbohidrateve, si sheqeri, gruri, produktet e qumështit (përveç kosit), ushqimet e përpunuara, ushqimet e konservuara, alkooli, uthulla, salca e sojës, kikirikët etj.

Gjithashtu edhe konsumimi i frutave duhet të pakësohet në maksimum pasi shumë fruta përmbajnë fruktozë, një formë e sheqerit.

Duhet të tregohemi të kujdesshëm pasi sheqeri fshihet në shumë ushqime si psh. në ato të konservuarat, ushqimet e gatshme, cerealët e mëngjesit etj. Etiketat mund ta përshkruajnë sheqerin ne emërtime të ndryshme si maltose, lactose, fructose, dextrose etj.

Këshillohet që të gjitha këto prodrukte të mënjanohen për të penguar rritjen e mëtejshme të mykut.

Po çfarë duhet të konsumojmë gjatë kësaj faze?

Megjithë shumë tipe ushqimesh janë hequr nga faza e parë, ekzistojnë ende disa të tjerë që janë të shëndetshëm për konsumim.

Ushqimet proteinike nga kafshët si mish pule, mish gjeli, mish vici, të gjitha këto mund të konsumohen gjatë fazës 1. Gjithashtu perimet si trangujt, specat, brokoli, lulelakra, lakra, sallata jeshile, peshku, hudhra dhe disa tipe manash si manaferrat, boronica etj., janë Ok për t'u konsumuar gjatë fazës 1. Studimet kanë treguar se kombinimi i brokolit dhe hudhrës së bashku jep akoma më shumë rezultate në luftën kundër mykut.

Faza 2 dhe 3 e dietës anti-candida

Faza e dytë e kësaj diete është pak më e lehtë pasi konsiston në rikthimin e karbohidrateve. Gjatë kësaj faze mund të shtojmë një frut dhe të shohim nëse simptomat e mykut kthehen. Nëse jo, atëherë mund të shtojmë pak e nga pak ushqimet e eleminuara më parë, por jo ato që ndihmojnë në shtimin e mykut.

Mjekët sugjerojnë që të shtojmë pak oriz në ditën e parë dhe të presim dy ditë për të parë nëse trupi e përballon dhe simptomat e mykut nuk rikthehen. Me kalimin e kohës do të ndodhë edhe rikthimi tek dieta normale.

Ndërsa faza e tretë konsiston në eleminimin e toksinave nga trupi me probiotikë, dhe konkretisht duke konsumuar shumë kos natyral pa sheqer.

Një nga pastrueset më të mira të mykut është hudhra.

Hudhra është e njohur nga grekët dhe egjiptianët e lashtë si ushqimi më i mirë kurues.

Hudhra mund të luftojë një sërë infeksionesh bakteriale, virale, etj. Shumë studime konfirmojnë gjithashtu se hudhra ul nivelin e kolesterolit në gjak. Ngrënia e 1-2 thelba hudhre në ditë ul kolesterolin 10%. Gjithashtu studime të ndryshme tregojnë se hudhra ndihmon hapjen, zgjerimin e enëve të gjakut dhe ul rrezikun e formimit të mpikjes së gjakut, që mund të çojë në atak zemre. Hudhra ul gjithashtu tensionin e lartë të gjakut.


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China