20160122candidapj1 |
Kanceri dhe myku candida janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin. Ka disa mjekë që thonë se Candida shkakton kancer, ndërsa disa të tjerë thonë se dy dyja këto gjendje e kanë origjinën nga e njëjta rrënjë, mjedisi acidik në trup.
Myku candida është i pranishëm pothuajse tek të gjithë, por në nivele të ndryshme. Nëse gjendet në sasi të vogla është i parrezikshëm, por, kur shtohet në mënyrë drastike mund të ketë pasoja për shëndetin.
Në një trup të shëndetshëm Candida albicans mbahet nën kontroll nga ato të ashtuquajturat bakterie të mira. Mjekët theksojnë se përdorimi jo i duhur i antibiotikëve mund të jetë një nga shkaqet që asgjësojnë bakteriet e mira, duke lejuar shtimin e mykut. Candida shtohet kur konsumojmë shumë sheqer, karbohidrate, ushqime që përmbajnë maja, si uthulla, birra, buka etj.
Kur sistemi ynë imunitar punon si duhet sasia e Candida-s në trup mbahet e ekuilibruar. Kur sistemi ynë imunitar nuk funksionon si duhet, ose ekzistojnë faktorë të tjerë si konsumimi i lartë i sheqerit dhe karbohidrateve, Candida mund të shtohet përtej normales duke shkaktuar dhembje të shpeshta stomaku dhe probleme me tretjen probleme me lëkurën (infeksione lëkure, ekzemë, psorasis, akne), konfuzion,ndjenjë e vazhdueshme lodhjeje, ankth, luhatje humori zemërim dhe nervozizëm, dhimbje koke, dhimbje mesi, shtim i dëshirës për të konsumuar sheqerna, ëmbëlsira ose bukëetj
Megjithatë Candida është një infeksion që po të trajtohet si duhet mund të kurohet plotësisht. Një ndihmesë e madhe në eleminimin e Candida-s në trup, përvec medikamenteve dhe suplementeve është edhe dieta. Pra mënyra e të ushqyerit dhe mënjanimi i atyre ushqimeve që shtojnë problemin.
Candida shtohet kur përdorni antiobiotikë; ka shumë sheqer në dietën tuaj, alkool dhe kafeinë së bashku me shumë ushqime të gatshme e gjysëm të gatshme, por edhe nga stresi.
Për candida-n përdoren disa kura natyrale si vaj rigoni, Pao D' Arco, hudhër, uthull molle, vaj i arrës së kokosit.
Soda e bukës mendohet se është kura më efektive dhe më e lire për mykun dhe kancerin. Onkologu dhe autori i librave Kanceri është Myk, Dr. Tulio Simoncini thotë se e ka kurën që trajton kancerin. Ai beson se kanceri shkaktohet nga shtimi i mykut candida, të cilin ai e trajtonme sodë në zonën e tumorit.
Por Dr. Mark Sircus, autori i librit Soda e Bukës – trajtimi i kancerit për të pasurit dhe të varfërit është I mendimit se origjina e kancerit është më e komplekse. Por ai sheh gjithashtu një lidhje mes mykut candida dhe kancerit. Ai e trajton gjithashtu kancerin me injeksione me sodë buke.
Ai thotë se duke pirë një lugë caji sodë buke të përzier në ujë çdo ditë, 30 minuta para buke, ju mund të reduktoni ndjeshëm mykun.
Por pse disa mjekë thonë se myku candida shkakton kancer
Një organizëm me myk candida ju prek sistemin imunitar, jo vetëm që ua dobëson atë, por trupi e ka të vështirë të luftojë infeksionet, candida lëshoni toksina që dobësojnë më tek trupin.
Kandida prodhon etanol, i cili mund të jetë i mire për makinat, por në trupin tonë shkakton lodhje dhe na dobëson. Për më tepër shkatërron enzimat që i duhen qelizave për energji, duke shkaktuar radikale të lira që dëmtojnë ADN-në.
Etanol gjithashtu pengon përthithjen e hekurit. Hekuri është elementi më i rëndësishëm për transportimin e oksigjenit në gjak, etanoli në trupin tuaj krijon nivele të ulëta oksigjeni.
Disa doktorë madje thonë se myku është shkaktari I leuçemisë. Në vitin 1999 Meinolf Karthaus, bëri një studim tek 3 fëmijë me leuçemi, ku pasi u dha një ilaç kundër mykut, pa një përmirësim të sëmundjes së tyre.
Në vitin 1997 Mark Bielski tha se leuçemia, akute apo kronike është e lidhur tepër ngushtë me mykun, Candida albicans.
Milton White, beson se kanceri është një sëmundje e mykut kronik. Ai gjeti forma të mykut në çdo ind tumorial që studio. DIsa doktorë pajtohen me të, si mjeku Italian që I trajton pacientët e tij me sodë buke në një gotë ujë një orë para mëngjesit. Kjo alkalizon traktin digjestiv, që mund të ndihmojë në eleminimin e candida-s.
Mjekët thonë se duhet të keni kujdes dhe nga ushqimet që mund të jenë mykur si misri, apo kikirikët të cilët janë ushqimet që përmbajnë helmin që shkakton kancer, të quajtur mycotoxins. Një prej tyre quhet aflatoxin, dhe thuhet se është kimikati më carcinogjen në Tokë.
Ai shton më tej se ne konsumojmë mesatarisht gjatë një dite 0.15mg deri në 0.5mg aflatoxin. Prandaj, sheqeri nuk është I vetmi problem në dietën tonë, por dhe toksinat mykotike që gjenden tek drithërat me sheqer.
Kaufmann beson se antibiotikët ndikojnë shumë në këtë gjendje. Antibiotikët shkatërrojnë bakteriet e mira, duke shtuar mykun, e nëse del jashtë kontrollit rezikon sistemin imunitar dhe shkakton shumë sëmundje përfshi kancerin.
Pothuajse çdokush që vuan nga kanceri, diabeti, dementia, Alzheimer's, alergjitë, astma, gastritis etj vuan nga myku I shtuar candida .
Bëni një test dhe kështu mund të parandaloni sëmundjet vdekjeprurëse kur plakeni.