20151205caji_puer_2 |
Pyetje dhe Përgjigje
Pyetje:A ka efekte anësore ky çaj nëse pihet në sasi të lartë dhe cila është mosha më e mirë e përdorimit të tij?
Përgjigje:Çaji Pu-erh nuk ka efekte anësore megjithatë nuk duhet ta teproni. Nëse është hera e parë që përdorni këtë çaj ditët e para mund t'ju shkaktojë pagjumësi. Por, mos u shqetësoni. Mund të ndryshoni orën që pini këtë çaj. Mund ta pini në mëngjes, evitoni pirjen e tij në mbrëmje pas darkës. Kur trupi juaj mësohet me këtë çaj, periudhë kjo që mund të zgjasë 2 ose 3 javë, atëherë mund ta pini këtë çaj në kohën e rekomanduar në artikullin e mësipërm. Ky çaj mund të përdoret nga të gjitha moshat.
Pyetje: Ku mund ta gjejmë këtë çaj?
Përgjigje: Ky çaj akoma nuk ka hyrë në Shqipëri, megjithatë mund ta porosisni në internet
Pyetje. A pihet çaji pas aktivitetit sportiv?
Përgjigje: Nuk sugjerohet që çaji pu-erh të konsumohet pas sportit, sepse pas ushtrimeve zemra punon në mënyrë që trupi të marrë oksigjenin e duhur. Sidoqoftë, çaji përmban sasi të konsiderueshme teofiline dhe ka kafeinë, veçanërisht çajërat e fortë, që do të nxisin zemrën të punojë edhe më shumë. Teofilina ka veti antiinflamatore, rrit kontraktimin e muskujve të zemrës, rrit presionin e gjakut, ka veti diuretike. Është stimulues i sistemit nervor qendror prandaj themi që mund të shkaktojë një ndikim jo pozitiv për shëndetin nëse çaji pihet menjëherë pas aktivitetit sportiv. Më mirë të prisni 1 deri në 2 orë.
Studimet kanë treguar se ky çaj ka nivel të lartë antioksiduesish të cilët mbrojnë qelizat nga dëmtimi. Njëri prej këtyre antioksiduesve të gjetur tek çaji i gjelbër i cili quhet 'katekinë', ka aftësi të zvogëlojë thithjen e kolesterolit nga barku.
Pyetje: Kur duhet ta pimë këtë çaj para buke apo pas buke?
Nëse e pini këtë çaj para buke atëherë do të keni shtim oreksi pasi ai ndihmon në tretjen e shpejtë të ushqimit, duke sjellë dhe përshpejtimin e metabolizmit rrjedhimisht humbjen e kileve në të njejtën kohë. Kështu që, këshillohet pirja e këtij çaji një orë pas buke.
Pyetje. Përshëndetje jam një nënë që ushqej fëmijën me gji, a mund ta pi këtë çaj?
Përgjigje: Ky çaj nuk sugjerohet gjatë kësaj faze të jetës suaj, por gjithashtu asnjë lloj çaji tjetër të fortë. Pasi shumë acid tanik ose dhe përmbajtja e kafeinës do të ndikojë në shëndetin e bebes suaj.
A duhet të pimë pije të tjera për rënien nga pesha kur konsumojmë çajin pu-erh?
Përgjigje: Është mirë që kur pimë çaj pu-erh me qëllim për t'u dobësuar mirë është mos të pimë pije të tjera. Evitoni të gjitha pijet me sheqer e gaz.
Nëse pini një gotë çaji Pu-erh pas vaktit të drekës çdo ditë, si dhe evitoni të gjitha pijet me sheqer apo ushqimet me shumë kalori, po ashtu nëse merreni dhe me sport, do të shihni rezultate mahnitëse në trupin tuaj. Mos e përdorni asnjëherë çajin në vend të ujit për të pirë ilaçet pasi polifenolet dhe përbërësit e tjerë në çaj do të bashkëveprojnë me ilaçet. (Albana)
Nuk lejohet përdorimi i këtij artikulli pa lejen e redaksisë.
Në raste referimi nga ky artikull, ju lutemi shoqëroheni atë me burimin përkatës!