20151205caji_puer_1 |
Të gjitha llojet e çajrave sjellin shumë përfitme në organizmin e njeriut. Një prej tyre është edhe çaji pu-erh. Kina ka mijëra vite që e përdor këtë çaj në mjekësinë e saj tradicionale. Çaji Pu-erh rritet në vendin me po të njëjtin emër në Yunnan të Kinës.
Ky çaj është i pasur me shumë antioksidantë, duke pastruar trupin nga radikalet e lira, shkaktare këto të sëmundjeve në organizëm. Radikalet e lira sulmojnë qelizat e shëndetshme të trupit dhe i shkatërrojnë ato, duke çuar në kancer, diabet e deri në plakje të parakohshme. Çaji na ndihmojnë në parandalimin e kancerit, pasi përmban një sasi të konsiderueshme katekine.
Çaji Pu-erh është zgjidhja më e mirë për uljen e nivelit të kolesterolit të keq dhe triglicerideve në organizëm. Ky çaj nxit prodhimin e statinës, veçanërisht lovastatinës. Statinat janë efektive në reduktimin e kolesterolit të keq në trup.
Ky çaj ju pastron gjakun nga yndyrnat dhe lipidet, mjekët kinezë e rekomandojnë për ruajtjen e shëndetit kardiovaskular.
Studimet e fundit kanë treguar se çaji pu-erh është efektiv në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, një gjë pozitive kjo në parandalimin e diabetit apo dhe në trajtimin e tij.
Megjithatë, vlerat e mëdha të çajit të panjohur nga shumica e shqiptarëve, çajit pu-erh, nuk mbarojnë këtu. Ai është ideal për humbjen e kilogramëve të tepërt.
Victoria Beckham, nënë e katër fëmijëve, ka pranuar se sekreti i fizikut të saj qëndron tek pirja e këtij çaji. Pu'er përmban katekinë, tianinë dhe kafeinë. Këto përbërës njihen për vlerat e tyre në rrëzimin e kilogramëve të tepërt. Studimet flasin gjithashtu për një tjetër avantazh që ka çaji pu'er tek tretja si dhe tek lëvizja e zorrëve.
Ky çaj përmban acidin gamma-aminobutyric (GABA) që funksionon si antioksidant dhe kundër inflamacionit. GABA ndihmon gjithashtu në parandalimin e astmës dhe artritit.
Për kinezët, çaji pu-erh pastron gjakun dhe për shkak se punon mrekullisht në aparatin tretës, konsumohet kryesisht pas vakteve të bollshme. Duket se çaji është arma më e fortë e fizikut të kinezëve, të cilët edhe pas konsumit të vakteve të bollshme me një shumëllojshmëri të lartë gatimesh, ata përsëri nuk shëndoshen dhe nuk kanë probleme me dhjamin dhe yndyrën.
Në përgjithësi, ky çaj stimulon punën e muskujve, të zemrës dhe të sistemit nervor qëndror. Pasi të pini këtë çaj do të keni më shumë energji gjatë ditës dhe nuk do të ndjeni lodhje.
Përfitimet e çajit Pu-erh
1. Redukton nivelet e kolesterolit
Konsumi i këtij çaji do t'ju shpëtojë nga shumë probleme në trup. Një nga përfitimet më të mëdha është ulja e nivelit të kolesterolit. Kolesteroli i keq në organizëm nuk duhet lënë pa trajtuar pasi ai është tepër i rrezikshëm, çon në shumë probleme, sidomos për zemrën.
Aftësia e çajit Phu-er për reduktimin e kolesterolit njihet nga shumë vende të botës. Por, së fundmi ky çaj ka nisur të bëhet shumë i famshëm si dhe të eksportohet e të konsumohet në shumë vende. Nëse doni të evitoni obezitetin dhe problemet me zemrën, konsumoni rregullisht këtë çaj.
2. Rregullon qarkullimin e gjakut
Çaji rregullon qarkullimin e gjakut dhe kjo është shumë e rëndësishme. Gjaku transporton oksigjenin në trup për një funksionim sa më optimal. Nëse organet apo pjesët e ndryshme të trupit marrin sasinë e duhur të oksigjenit që u nevojitet, ato do të funksionojnë më mirë. Kjo do të çojë në shtim të energjisë dhe në një impakt tejet pozitiv për trupin. Prandaj duhet të konsumoni çajin pu erh rregullisht.
3. Lufton kancerin
Çaji Pu-erh ka përqindje të lartë antioksidantësh të fuqishëm që luftojnë kancerin. Studimet kanë treguar se konsumi i rregullt i çajit lufton formimin e radikaleve të lira, të cilat shkaktojnë kancer si pasojë e sulmit ndaj qelizave të shëndetshme. Këto radikale të lira shkatërrojnë AND-në e qelizës, duke frenuar aftësinë e tyre për t'u vetë-rikuperuar. Antioksidantët tek ky çaj nuk lejojnë grumbullimin e radikaleve të lira. Ato punojnë që qelizat të jenë të shëndetshme dhe të riparueshme kur nevojiten.
4. Parandalon Obezitetin
Nëse konsumoni këtë çaj çdo ditë do të keni rezultate të shkëlqyera në rrëzimin e kileve të tepërta. Është e vërtetë që dobësimi kërkon përpjekje, kohë dhe sakrifica të shumta, por me disa rregullime në mënyrën tuaj të jetesës dhe me pirjen e përditshme të këtij çaji ju do të keni më pak stres për peshën tuaj.
Edhe nëse mbani dietë apo humbisni disa kilogramë, lufta juaj me peshën nuk mbaron këtu. Ju duhet ta ruani atë e duket se kjo është një tjetër sfidë. Shumë gra sot në botë bëjnë një gabim që pas mbajtjes së dietës dhe pas arritjes së një peshe të dëshiruar, ato i rikthehen stilit të mëparshëm të jetesës. Pas disa kohësh vënë re se kanë shtuar edhe më shumë kilogramë sesa përpara se të nisnin dietën, pra pas dietës duhet të keni kujdes për peshën.
Falë antioksidantëve tek ky çaj, konsumi i tij pastron trupin nga helmet e dëmshme, të cilat çojnë në shëndoshje apo në akumulimin dhjami në zonën e barkut. Po ashtu çaji ndihmon edhe në procesin e tretjes së ushqimit, e përshpejton atë falë përshpejtimit të metabolizmit.
5. Lufton diabetin
Konsumi i rregullt i çajit pu-erh lufton diabetin, duke normalizuar nivelin e sheqerit në gjak si dhe të nivelit të lipideve në organizëm. Pirja e këtij paji ju ndihmon në parandalimit e diabetit të tipit 1 dhe tipit 2. Nëse rrezikoni të keni diabet, për shkak të stilit të jetesës apo të faktorit gjenetik, pirja e pu-erh do të ekuilibrojë nivelin e sheqerit në gjak dhe do të reduktojë në maksimum riskun e shfaqjes së diabetit në të ardhmen. Nëse aktualisht vuani nga diabeti, pirja e përditshme e çajit mud t'ju ndihmojë shumë në ekulibrimin e niveleve të sheqerit.
Kur duhet ta pini këtë çaj
Çaji kinez Pu-erh është një pije e shëndetshme, pasi ka jo vetëm një histori shumë të gjatë, por ndihmon edhe për "shkrirjen" e dhjamit dhe uljen e peshës trupore.
Ky çaj u eksperimentua me sukses nga një fabrikë çaji në Yunnan të Kinës në vitin 1973, duke bërë që ai të njihet brenda dhe jashtë vendit.
Koha e duhur e pirjes së këtij çaji është çelësi i suksesit për dobësimin.
Çaji Pu-erh është konsideruar për vite si një mënyrë e mirë për shkrirjen apo tretjen e yndyrnave dhe rritjen e energjisë.
Pirja e këtij çaji në kohën e duhur do t'ju ndihmojë të largoni kilet e tepërta, nëpërmjet përshpejtimit të metabolizmit. Nëse e pini këtë çaj në kohën e gabuar, mund të bëjë veprimin e kundërt, pra mund të bëjë që të shtoni në peshë në vend që të humbisni kilogramët. Koha më e mirë është një orë pas buke, me qëllim që ai të nisë punën për largimin e yndyrës së tepërt nga trupi si dhe të ndihmojë trupin në largimin e ushqimeve të tjera të panevojshme, të cilat janë të vështira për t'u tretur. Duhet të kini kujdes sepse nëse pini këtë çaj gjysmë ore para buke mund të shkaktojë efektin e kundërt duke ia shtuar oreksin dhe në vend që të hani më pak, do të konsumoni më shumë ushqim pasi ky çaj do të eleminojë depozitat e yndyrës në trup duke bërë që t'ju shtohet oreksi.
Do të ishte ideale që për të pasur një rezultat më të mirë nga përdorimi i çajit Pu-erh, nuk duhet ta përzieni këtë çaj me çajra të tjerë apo me pije të tjera. Mirë është që gjatë ditës të konsumoni ujë dhe jo pije me gaz apo lëngje të tjera jo natyrale. Në këtë mënyrë ju mund të bini më shpejt nga pesha.
Mënyrat më të mira për të rënë nga pesha me çajin Pu-erh
1. Së pari, dietën duhet ta përshtatni sipas organizmit tuaj dhe në vend që të përdorni ato dietat drastike me efekte tejet negative për shëndetin, mund të zgjidhni një mënyrë më të zgjuar për të rënë nga pesha, një mënyrë e shëndetshme që konsiston në një dietë të ekuilibruar dhe në një afat më të gjatë kohor. Ashtu si dhe shumë metoda të tjera tradicionale për të humbur kilet e tepërta, pirja e çajit Pu-erh kërkon që të jemi të vendosur dhe të duruar, pasi ndryshimet nuk vijnë menjëherë. Megjithatë menjëherë pas pirjes së këtij çaji ju do të keni një rritje të nivelit të energjisë dhe në përgjithësi një shëndet të mirë pasi siç e dimë që çaji përmban shumë antioksidantë.
2. Ndërkohë që po përpiqeni të pini çajin për humbjen e kilogramëve, gjithashtu duhet të hani sa më shëndetshëm, më pak yndyrna, më shumë perime e fruta, dhe mos hani darkë në orët e vona të mbrëmjes. Në momentin që e keni arritur qëllimin tuaj, pra jeni dobësuar, mund të hani normalisht dhe të vazhdoni me pirjen e çajit për të ruajtur peshën e arritur.
3. Për të parë një rezultat sa më të shpejtë mënyra më e mirë është ndërthurja e pirjes së çajit Pu-erh me një dietë të shëndetshme si dhe me një program fiskulture. Kur nisni pirjen e çajit Pu-erh me qëllim rënien nga pesha, mund të ndiheni më të uritur se zakonisht por në këto momente mund të konsumoni fruta të freskëta, sallatë ose perime. Pasi stomaku juaj të mësohet nuk do ta ndjeni më këtë vështirësi.
Shumë njerëz në botë të cilët e kanë provuar këtë çaj thonë se ndihen të uritur me raste. Kjo vjen për shkak se koha e tretjes për ushqime të ndryshme është e ndryshme. Psh. karbohidratet janë ato të cilat treten më shpejt nga stomaku pothuajse një orë pas ngrënies. Proteinat duan një kohë më të gjatë për t'u tretur në krahasim me karbohidratet, pothuajse deri në dy orë, ndërkohë që yndyrnat janë ato të cilat treten më ngadalë. Në fakt thuhet se trupi i tret të gjitha këto brenda 3-4 orësh.
Çaji Pu-erh na ndihmon për të rënë nga pesha duke na përshpejtuar metabolizmin dhe tretjen. Çaji Pu-erh do të përshpejtojë lëvizjen e yndyrës nga stomaku drejt zorrëve pa i lënë kohë asaj të përthithet nga trupi. Pu-erh mund t'ju ndihmë gjithashtu të hiqni kilet e tepërta edhe në mënyra të tjera jo vetëm nëpërmjet përshpejtimit të tretjes. Nëse pirja e këtij çaji ju shkakton uri, kjo do të thotë që trupi juaj po djeg yndyrnat në atë moment. Nëse ndodh kjo, konsumoni të tre vaktet normalisht, por duhet të tregoni të kujdesshëm për të patur nën kontroll ndjenjën e urisë, si dhe të përpiqeni të evitoni përdorimin e ushqimeve me shumë yndyrë apo që ju shëndoshin. Vetëm në këtë mënyrë mund të largoni dhjamin e tepërt.
Mbani mend që sasia e duhur e çajit në ujë është zakonisht në raportin 1 gram çaj me 50 ml ujë. Lëreni për 15 deri në 20 sekonda dhe pastaj konsumojeni.
Përdorimi
1. Nëse e pini këtë çaj me qëllim rrëzimin e kilogramëve të tepërt, duhet që t'i zëvendësoni të gjitha pijet me këtë çaj dhe ta pini përditë. Gjatë ditës këshillohet të pini çaj dhe ujë. Nëse keni mundësi eleminoni ose të paktën reduktoni filaxhanët e kafesë.
2. Nëse jeni në një party apo ditëlindje dhe keni konsumuar më shumë ushqime apo ëmbëlsira se sa duhet këshillohet pirja e çajit menjëherë pas ushqimit. Më sipër përmendëm që koha më e mirë e pirjes së këtij çaji është një orë pas buke, por nëse e keni tepruar me ushqimin këshillohet menjëherë pas festës.
Efektet për të rënë nga pesha me këtë çaj nuk do t'i shihni menjëherë. Terapia e dobësimit me këtë çaj mund të kërkojë disa muaj.
Përsa i përket shijes, shumë njerëz mendojnë se çaji Pu-erh ka një shije të ndryshme nga çaji jeshil apo çaji Oolong. Çaji Pu-erh ka një aromë pak më të rëndë se çajërat e tjera për shkak të përmbajtjes së tij.
Në Kinë ka 4 metoda për diagnostikimin e sëmundjeve: me anë të të parit, pyeturit, dëgjimit dhe të të ndjerit. Kështu ndodh edhe me çajin. Kur ne pijmë çaj, këto janë 4 hapat që duhet të ndjekim: të shohim, ta mbajmë aromën, ta provojmë dhe ta shijojmë. Psh, çaji jeshil është gjithashtu i mirë për humbjen e kilogramëve të tepërt.
Pak a shumë, çdo çaj vjen i ëmbël pas pirjes dhe vetë jeta është si një filxhan çaji: pas vuajtjes vjen lumturia.
Produkti i mirë vjen nga origjina e mirë. Nëse doni të konsumoni çaj cilësor Pu-erh, duhet të keni parasysh vendin dhe vitin e prodhimit. Rajonet më të famshme në Yunnan janë Fengqing dhe Mengku. Për të parë cilësinë e çajit duhet të shihni vendin nga ku është prodhuar, vitin, kohën e mbledhjes së gjetheve, si dhe metodat e ruajtjes.