PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pse duhet të hani 3 banane në ditë
2015-10-08 14:41:06 CRI Komenti juaj Printoni

2. Ulin riskun e sulmit në tru

Konsumimi i tre bananeve në ditë zvogëlon rrezikun nga sulmi në tru me 21%, ka treguar hulumtimi i bërë në 250 000 persona në periudhë 30 vjeçare. "Fajtori" kryesor për këtë është kaliumi, i cili zvogëlon shtypjen e gjakut, që është shkaktari kryesor për sulmin në tru.

3. "Karburant" para ushtrimeve

Planifikoni të djersiteni mirë në fitnes? Hani një banane. Ajo do të ndikojë si "karburant" për muskujt tuaj, por edhe do të ju japë energji për ta rritur qendrueshmërinë.

4. Sistem digjestiv i shëndoshë

Bananet janë aleatët tuaj kundër kapsllëkut dhe diaresë. Fibrat natyrale që gjenden tek banane ndihmojnë në mirëmbajtjen e shëndetshme të sistemit tretës.

4. Përmirësojnë shëndetin e zemrës

Konsumi i ushqimeve me fibra i bën mirë zemrës dhe bananet janë plot me fibra. Sipas studimeve këto ushqimeve lidhen me zvogëlimin e rrezikut për sëmundjet e zemrës.

5. Mban të shëndetshme qelizat

Bananet janë të pasura në vitaminë B6, duke ofruar 20 përqind të kërkesave ditore tek të rriturit. Vitamina B6 ndihmon trupin të prodhojë insulinë, hemoglobin dhe elemente të tjera të nevojshme për prodhimin e qelizave të shëndetshmes. Ajo gjithashtu ndihmon në prodhimin e antitrupave për të luftuar infeksionet.

Ndoshta ka ardhur koha të themi: "Një banane në ditë mban larg doktorin."

6. Janë të pasura në vitaminë C

Kur flasim për vitaminën C menjëherë na shkon mendja tek limoni kivi, luleshtrydhet, por edhe banania ka vitaminë C. Kjo vitaminë është tepër e nevojshme për organizmin pasi është një antioxidant I fuqishëm që neutralizon radikalet e lira aq të dëmshme për trupin. Radikalet e lira janë armiqtë e trupin që shkatërrojnë qelizat e mira dhe kështu vjen plakja e parakohshme lodhja madje dhe kanceri. Vitamina C mban gjithashtu të shëndetshme enët e gjakut, prodhon kolagjen që mban muskujt të fortë, por edhe kockat e pjesë të tjera të trupit.

7. Bananet luftojnë aneminë

Për shkak se bananet janë të mbushura me hekur, konsumi i përditshëm i tyre stimulon prodhimin e hemoglobinës dhe lufton aneminë. Anemia është një sëmundje, që shfaqet me uljen e numrit të qelizave të kuqe të gjakut, çon në lodhje, zverdhje dhe problem me frymë marrjen.

Mbi të gjitha, vitamina B6 tek banania rregullon nivelin e sheqerit në gjak

8. Bananet përmirësojnë humorin dhe ju bëjnë të lumtur

Një banana mesatare ka 27mg magnez. Ky mineral përmirëson humorin dhe gjumin. Burrave dhe grave u nevojiten respektivisht 420 mg dhe 320 mg magnez në ditë. Nëse keni mungesë magnezi në organizëm atëherë ka gjasa të vuani nga ankthi, depresioni dhe çrregullime të tjera.

Shumë prej nesh nuk e marrin sasinë ditore që kërkon trupi për magnez, prandaj konsumoni 3 banane në ditë për t'u ndjerë më të lumtur.


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China