20151002banane |
Studimet kanë treguar se numri magjik është 3–duke ngrënë 3 banane, ju e furnizoni trupin me 1500mg kalium në ditë, por jo vetëm kaq.
Të pasura me vitamina, minerale dhe fibra, ky frut i verdhë tropikal përveç shijes së ëmbël sjell edhe shumë përfitime.
Ushqim i shijshëm me vetëm 100 kalori, mënyrë natyrale për zbukurim të lëkurës, ilaç kundër vjelljes dhe kapsllëkut, burim i energjisë… bananet janë fruta në dispozicion të cilat mund t'i gjeni kudo.
Banania është një frut tropikal dhe pothuajse është e pranishme në treg gjatë gjithë vitit.
Të gjithë e dimë që bananet përmbajnë një sasi të lartë të kaliumit, i cili është i domosdoshëm për punën e muskujve.
Banania preferohet nga të gjitha moshat, sidomos nga fëmijët. Ajo është cilësuar dhe si si ushqimi numër një për atletët.
Po ta krahasojmë një banane me një mollë, ajo ka 3 herë më shumë fosfor, 5 herë më shumë vitaminë A dhe 5 herë më shumë hekur. Ajo po ashtu përmban kompleksin e vitaminave B, duke e bërë një frut të shkëlqyer për trurin.
Thuhet se bananet parandalojnë një sërë sëmundjesh, po ashtu janë cilësuar edhe si ushqimi i lumturisë.
Për shkak të përmbajtjes së lartë të hekurit banania lufton aneminë.
Ajo gjithashtu rregullon tensionin e gjakut dhe punën e trurit falë përmbajtjes së kaliumit.
Banania shihet dhe si një ushqim shumë i mirë që lufton diarrenë, pasi ekuilibron sistemin tretës dhe rregullon funksionin e zorrëve.
Lufton depresionin...
Sipas një studimi, personat me depresion ndiheshin më mirë pas konsumimit të bananes. Kjo pasi ajo përmban tryptophan, proteinë që ndihmon në përmirësimin e humorit dhe relakson trupin. Ajo përmabn gjithashtu vitaminën B6, duke mënjanuar një sërë problemesh si pagjumësi, apo probleme me humorin. Banania është një frut shumë i mirë edhe për bebet.
Ndihmon në shëndetin e kockave dhe në qetësimin e sistemit nervor. Po ashtu ajo forcon dhe durimin.
Lëkurat e bananes janë gjithashtu të vlefshme....
Mund ta aplikoni në fytyrë për një pamje më të freskët. Mund ta përdorni si maskë flokësh dhe maskë fytyre.
Lëkurën e bananes mund t'ja shtoni plehut të luleve, do të shërbejë si një ushqim për to.
Me lëkurën e bananes mund të fërkoni gjethet e luleve në shtëpi, ato do të shkëlqejnë.
Lëkurën e bananes mund ta përdorni në rastin kur ju pickon mushkonja.
1. Bananet luftojnë aknet
Banania e shtypur, por edhe vetë lëvorja e brendshme e bananes, mund të ndikojnë si antibiotik natyral, por edhe lufton kundër inflamacioneve.
Që t'i shfrytëzoni bananet në luftë kundër akneve, në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën e fytyrës, butësisht lyeni aknet me lëvoren e brendëshme të bananes. Të nesërmen, në mëngjes pastroni fytyrën me ujë të vakët.