PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Veprimet që ju bëjnë më të zgjuar
2015-08-14 14:42:43 CRI Komenti juaj Printoni

12. Mbani një bllok shënimesh

Mendjet e ndritura si Leonardo Da Vinci gjithmonë mbajnë me vete një bllok shënimesh. Ata e përdorin atë për skicime, ide dhe pyetje për t'i rishikuar më vonë. Ky bllok ku do të shkruani gjërat interesante do t'ju ndihmojë shumë.

13. 10 minuta para se të shkoni për të fjetur planifikoni aktivitet që do të kryeni të nesërmen

Nëse planifikoni një ditë më parë kjo do të bëjë që të punoni me më produktivitet. Shumë njerëz janë tepër të zënë me punë gjatë ditës, por kjo nuk do të thotë që ata janë produktivë.

14. Vetmia të bën më të zgjuar

Jetesa e vetmuar rrit koefiçentin e inteligjencës ndërsa identifikimi me grupe të ndryshme sociale ose profesionale sjell reduktimin e këtij koefiçenti, sidomos midis femrave.

Ky ishte përfundimi i një instituti kërkimor në Virxhinia, SHBA, që përdori rezonancën manjetike, për të hetuar se si truri reagon ndaj mënyrës së përceptimit të informacionit në kushtet e vetmisë dhe grupeve sociale.

Nga testimet, u verifikua se personat që kërkonin zgjidhjen e një problemi nëpërmjet këshillave dhe diskutimeve në grup, e kishin më të vështirë të arrinin një zgjidhje përballë një situatë të caktuar.

Të njëjtat situata, ishin më të thjeshta për t'u zgjidhur nga personat e paasociuar në një grup.

15. Shkencëtarët e New York-ut kanë zbuluar se vendet që konsumojnë më shumë çokollatë, kanë më shumë shtetas të tyre që janë nderuar me çmimin Nobel.

Studimi i publikuar në 'New England Journal of Medicine' tregon se ka një lidhje shumë të çuditshme dhe të fortë mes sasisë së çokollatës së konsumuar në një vend me numrin e fituesve të çmimeve Nobel, transmeton TCH. Dr. Franz Messerli zbuloi se zviceranët ishin të parët në këtë listë, të ndjekur nga danezët.

Messerli tha për Reuters: "Po shikoja disa të dhëna në dhomën e hotelit sepse nuk kisha çfarë të bëja dhe nuk po i besoja syve. Vendet që konsumonin më shumë çokollatë kishin edhe më shumë të laureuar me çmime Nobel.

"Mendohet se të ngrënit e çokollatës mund të përmirësojë aftësinë e të menduarit pasi përmban antioksidantë që njihen me emrin flavonoidë, të cilët gjenden edhe tek kakao, çaji jeshil dhe vera e kuqe.

A keni rënë ndonjëherë në 'kurthin': "unë mendoj që jam shumë i zgjuar" ? Mos u mërzisni, pjesa më e madhe e të rregulluarit një gabim është kur kupton që ai ekziston!

Ja 5 shenjat që ju nuk jeni aq i zgjuar sa mendoni që jeni dhe shikoni nëse ndonjëra apo të gjitha gjenden tek ju.

Mungesa e suksesit profesional

Mendimet, nga natyra e tyre janë subjektive, mendon rreth bukurisë dhe pozicionohesh në "spektator" i pamjes tënde të bukur. Njerëzit e zgjuar e barazojnë intelligjencën e tyre në një sukses profesional. Për shembull nëse jeni 35 vjeç dhe akoma jetoni në shtëpinë që ndërtoi babai juaj, është e qartë që nuk jeni aq të zgjuar sa e mbani veten. Njerëzit e zgjuar gjejnë një mënyrë për të bërë para, jo për të gjetur justifikime.

Gjithmonë gjendeni në mes të një konflikti

Një person i zgjuar, nuk e harxhon kohën apo energjinë duke debatuar, argumentuar apo në një konflikt. Nevoja për të provuar se sa korrekt jeni në harxhimin e kohës që bëni me kolegët, miqtë, familjen apo njerëz të tjerë kur i takon në rrugë apo diku tjetër, tregon një pasiguri që rrallë persona shumë inteligjent e kanë. Është një shenjë që i tregon botës që ju nuk jeni edhe aq i zgjuar! Shmangni konfliktet e panevojshme dhe shikoni sesa energji dhe durim ju ruani dhe shfrytëzojeni për ide dhe projekte pozitive si dhe për të nxitur projekte pozitive. Tani kjo është një shenjë që po bëheni më të zgjuar.

Shkoni sa andej këtej dhe jeni shumë të zënë

A gjendeni shpesh në situata kur shikoni orën që ka kaluar shumë dhe ju jeni me vonesë, dhe menjëherë ju pushton një mërziti e madhe ? Menaxhimi i kohës dhe i energjisë, është një aftësi që njerëzit e zgjuar e mësojnë shpejt si ta

menaxhojnë, duke minimizuar stresin. Pyeteni veten meqë mbaheni si inteligjent, pse silleni rrotull në një panik? Në periudha të shkurtra na ndodh që puna me orare të zgjatura mund të jetë një aspekt i pa shmangshëm në jetën tonë familjare ose profesionale,sigurisht, por nëse kjo është një mankth që përsëritet ju jeni më i zgjuar seç ju e ndjeni veten që jeni. Njerëzit e zgjuar e dinë shumë mirë që kjo është një mënyrë e të jetuarit ose të prodhuarit deri në nivelit më të lartë të potencialit të një personi.

Ju flisni më shumë se sa dëgjoni

Çfarë mendoni kur ju jeni rreth dikujt që nuk pushon së foluri as për të marrë frymë? Sigurisht njerëzit me inteligjencë të lartë e dinë që ka më shumë përfitim në artin e të dëgjuarit sesa në atë të të folurit. Në cilën kategori gjendeni shpesh; në folësin që nuk di të ndalet apo në një dëgjues të vëmendshëm ? Përgjigja është vula e vërtetësisë së zgjuarsisë tuaj. Flisni pak dhe dëgjoni shumë.

Sjelljet tuaja janë të vështira për t'u kuptuar

Niveli i inteligjencës matet edhe sa jeni të aftë të shpreheni qartë ku edhe të tjerët tju kuptojnë sa më mirë. Ta kuptosh tjetrin është një mjet thelbësor në kërkimin për të vazhduar zhvillimin e vetvetes. Nëse vetëshpalleni të zgjuar por koha ju ikën duke parë emisione televizive të pa dobishme, apo duke lexuar libra që nuk kanë nivel intelekti, atëherë rishikoni konceptin që keni për veten. Disa orë të lexuari të një artikulli vërtet interesant, mund t'jua shtojë diturinë dhe kreativitetin.

Mos hezitoni të rishikoni apo ta kontrolloni shpesh vetveten dhe të keni njohuri të gjendjes ku ndodheni, dhe duke punuar dhe duke u përpjekur të përmirësoheni dhe të jeni vërtet të zgjuar.


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China