20150815zgjuarpj1 |
Inteligjenca është fleksibël dhe ekzistojnë shumë veprime të vogla që mund të bëni çdo ditë për ta nxitur atë. Për t'u menduar si duhet ju duhen 3 gjëra:
- Të kalitni procesin e të menduarit
- Të keni shumë informacion
- Të fokusoheni në një mendim apo ide
Për shembull, Thomas Edison arriti zbulimin e tij sepse:
-Ai fuste logjikën në punë
-Kishte informacion të bollshëm lidhur inxhinierinë elektrike
-Ai fokusohej në zgjidhjen e problemit
Megjithatë, jo të gjithë ne jemi Thomas Edison, por me disa veprime të thjeshta çdo ditë mund të përmirësojnë mënyrën e të menduarit dhe të bëhemi më të zgjuar.
1. Konsumoni 2 gota uji brenda 30 minutave nga zgjimi
Meqënëse keni q;ndruar në gjumë për disa orë, trupi juaj nuk ka konsumuar ujë për 6 deri 9 orë. Uji nevojitet për filtrimin e mbetjeve apo toksinave si dhe për ekulibrin e lëngjeve. 2 gota me ujë balancojnë mungesën e ujit që është humbur gjatë natës. Sipas studimeve tregohet se konsumi i një sasie më të lartë uji rrit aftësinë mendore. Sigurohuni që truri juaj të mos jetë i dehidratuar që në fillim të ditës.
2. Dëgjoni muzikë
Edhe nëse shpenzoni vetëm 10 minuta me biçikletë, dëgjoni muzikën tuaj të preferuar, megjithatë këshillohet muzika klasike.
3. Konsumoni çaj jeshil kur jeni në punë
Ka raste kur kafeina i shkakton shumë njerëzve ankth, çaji jeshil (sidomos Matcha) përmban l-theanine. Ky aminoacid shkakton një rritje të valëve alpha në tru: Në praktikë, kjo do të thotë që një çaj jeshil me cilësi të lartë rrit përqëndrimin pa ju vënë në gjumë. Kjo është arsyeja pse l-theanine gjendet edhe në formë suplementi për të shtuar relaksin dhe përmirësuar shëndetin kardiovaskular.
4. Merrni një sy gjumë gjatë ditës
Pak gjumë gjatë ditës ju rifreskon trurin. Nga studimet ka rezultuar se gjumi rrit shpejtësinë e të mësuarit. Truri juaj ka një ritëm. Shumica e njerëzve janë të përgjumur gjatë ditës rreth intervalit kohor 12 me 4. Kjo është dhe koha më e përshtatshme për të marrë një sy gjumë, dhe rrit produktivitetin për të gjithë pjesën tjetër të ditës.
5. Mos konsumoni sheqer
Konsumi i sheqerit i bën keq edhe trurit. Prandaj hiqni dorë prej tij dhe konsumoni më shumë acide të shëndetshme yndyrore si peshk, avokado, vezë ose arra.
6. Merruni më pak me rrjetet sociale
Truri përshtatet me informacionin që e ushqeni. Nëse e zini trurin çdo ditë me informacione të panevojshme shkatërroni përqëndrimin. Mbajeni trurin të fokusuar në një nivel më të lartë duke e ushqyer me informacione të vlefshme.
7. Më mirë luani një video game se të shihni seriale televizive
Shikimi i televizorit është një aktivitet pasiv. Truri juaj konsumon informacion, por nuk e përpunon apo nuk ndërvepron me të. Sipas një studimi të vitit 2014 u pa se edhe një lojë e thjeshtë si Super Mario ka ndikim të dukshëm në fleksibilitetin e trurit.
8. Më mir; lexoni një libër apo mësoni një gjuhë të re
Është pothuajse e njëjta gjë si me lojërat. Leximi i një libri është një aktivitet që ushtron trurin. Ndërkohë që shikimi i një videoje është një konsum pasiv i informacionit, leximi i një libri kërkon që truri juaj të fuse në punë fantazinë lidhur me atë që lexoni.
9. Bëni disa ushtrime gjatë ditës
Trupi dhe truri janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin. Fitnesi ndihmon që truri të funksionojë si duhet. Megjithatë nuk ka nevojë që të shkoni për orë të tëra çdo ditë në palestër nëse nuk keni mundësi ta bëni këtë. Mjafton në shtëpi të gjeni pak kohë dhe mund të bëni pompa apo të meditoni dhe kjo do të ketë një efekt të shkëlqyer për të gjithë ditën. Mundohuni që çdo 1 orë të bëni ndonjë ushtrim, edhe nëse thjesht ngriheni nga tavolina juaj e punës dhe të çtendosni muskujt për 5-10 sekonda.
10. Kaloni kohë me dikë më të mençur se ju
Zakonet janë ngjitëse në një shoqëri. Prandaj qëndroni më shumë me persona më inteligjentë se ju për të përfituar dituri nga ta.
11.Dilni për një shëtitje
Shëtitja ka shumë përfitime:
- Më shumë oksigjen
- Truri i njeriut qetësohet kur është i rrethuar nga pemët dhe lulet
- Ecja përmirëson qarkullimin e gjakut
Një shëtitje në park pas drekës ju ndihmon shumë për të punuar me kreativitet në pjesën e dytë të ditës.