PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Patologjitë e dhëmbëve mund të dëmtojnë shëndetin
2015-07-17 10:16:34 CRI Komenti juaj Printoni

Patologjitë e dhëmbëve dhe sëmundjet kardiovaskulare

Gjatë vizitave të kryera pacientëve të prekur nga infarkti i miokardit, vërehet se shumica kanë qenë të prekur nga patologjitë e gojës në nivele të ndryshme,veçanërisht në sëmundjet dentare.

Sipas kërkimeve epidemiologjike, pacientët me patologji të dhëmbëve janë 20% më shumë të prekur nga sëmundjet koronare të zemrës. Meshkujt nën 50 vjeç me patologji të dhëmbëve kanë prirje 70% më të lartë të preken nga sëmundjet koronare të zemrës se sa të tjerët. Patologjitë e dhëmbëve dhe sëmundjet e ndryshme

Sëmundjet e ndryshme të dhëmbëve lidhen jo vetëm me diabetin, sëmundjet kardiovaskulare, por mund të shkaktojnë ulçerën, të prekin sistemin tretës, si dhe të ndikojnë në kancerin e stomakut dhe të pankreasit. Pas infeksionimeve në gojë, patologjitë e dhëmbëve mund të ndikojnë në sëmundjet reumatike përkatëse, si artriti, nefriti disa sëmundje të lëkurës e të tjera.

Për grupet e veçanta si gratë shtatzëna, patologjitë e dhëmbëve mund të shkaktojnë lindjen e parakohshme të foshnjës, lindjen e foshnjës me peshë të ulët, deri edhe abortin. Mjeku Zhang thotë se shëndeti i dhëmbëve dhe i gojës në përgjithësi është një pasqyrë që paraqit shëndetin e njeriut dhe cilësinë e jetës. Duhet t'i kushtojmë vëmendje të madhe shëndetit të dhëmbëve.

Rëndësia e parandalimit dhe trajtimit në fazë të hershme

Mjeku Zhang shpjegon semasat parandaluese dhe trajtimi në fazën e hershme janë shumë të efektshme për të frenuar patologjitë e dhëmbëve. Disa nga mënyrat efikase janë lënia e duhanit, kontrolli sistematik i gojës dhe i dhëmbëve, trajtimet në kohë të sëmundjeve të dhëmbëve, shmangia e zakoneve të këqija të ngrënies së ushqimeve të forta pas moshës 40 vjeçare, ruajtja e higjienës gojore, pastrimi i dhëmbëve, ruajtja e shëndetit fizik dhe psikologjik, trajtimet e diabetit dhe sëmundjeve të tjera kronike etj.

Arsyet e kariesit të dhëmbëve

Përveç patologjive të tjera, kariesi është më I përhapuri. Shumë pacientë e pyesin dentistin se përse u krijohet kariesi, ndërsa ata i lajnë dhëmbët çdo ditë dhe nuk konsumojnë shumë të ëmbla. Në fakt, dhëmbët janë organi më i fortë itrupit. Prishja e tyre vjen nga ndikimet e baktereve për një kohë të gjatë. Në gojën tonë, ekzistojnë baktere të panumëruara. Disa lloj bakteresh mund të krijohen nga ushqimet e mbetura brenda gojës,që shndërrohen në material acide. Kur këto bakteret rriten në një numër të madh, tek dhëmbët rritet niveli I aciditetit, duke shkaktuar humbjen e kalciumit nga dhëmbët dhe duke krijuar kariesin.

Metoda efektive për parandalimin e kariesit të dhëmbëve

Goja dhe dhëmbët janë mjedis i hapur dhe bakteret nuk pastrohen lehtë prej tyre, por mund të bëjmë përpjekje për të pakësuar numrin e tyre. Pastrimi i dhëmbëve me furçë ose me pe dentar.

Kjo metodë është mjaft efikase në asgjësimin e baktereve. Sheqernat nuk janë arsyeja e krijimit të kariesit. Është e vërtetë se pas dekompozimit të sheqernave lindin materialet acide, të cilat dëmtojnë dhëmbë. Për pastrimin e dhëmbëve nga ushqimet e mbetura duhet të bëni shplarje të gojës me ujë pas ngrënies dhe të pini ujë.

Brenda 12 orëve, nëse shplani gojën pas ngrënies ulet numri I baktereve në gojën tuaj. Një ndihmë të madhe në pastrimin e dhëmbëve dhe të gojës nga bakteret jep dhe larja e tyre me furçë në mëngjes dhe në darkë. (Xu Guang)


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China