20150717dhembet |
Patologjitë e dhëmbëve mund të dëmtojnë shëndetin
Dhimbjet e dhëmbëve janë sëmundje të zakonshme klinike dhe të përhapura tek të rriturit, por vitet e fundit gjithnjë e më shumë të rinj ankohen nga dhëmbët. Sipas të dhënave, 80%-97% e kinezëve të rritur kanë probleme peridontale në nivele të ndryshme. Në grupmoshën 35-44 vjeç, 77.3% e personave vuajnë nga gurëzat e dhëmbëve që shpesh shoqërohen me hemoragji.
Patologjitë e dhëmbëve mund të dëmtojnë shëndetin
Dhimbjet e ndryshme të dhëmbëve shkaktohen nga inflamacionet infektive në organet rreth dhëmbëve, duke u shfaqur kryesisht me hemoragji, enjtje, dhimbje, përtypje të vështirë deri në rënien e dhëmbëve.
Drejtori i Stomatologjisë të Spitalit Nr 1 të Pekinit, Zhang Jianke thotë se dhimbjet e dhëmbëve zhvillohen në mënyrë të ngadaltë dhe progresive, por ato shpërfillen nga shumica e njerëzve. Nëse nuk i kushtohet vëmendje këtyre patologjive mund të shkaktohen dëmtime ndaj shëndetit.
Sipas mjekut Zhang goja e pacientit me dhimbje ka me siguri lidhje me bakteret. Në gjendjen e shëndetshme të trupit, këto baktere janë të kontrolluara. Por nëse ka prishje të ekuilibrit baktereologjik në gojë atëhere lehtësisht zhvillohen infeksione të ndryshme në gojë. Duhet të theksojmë se këto baktere jo vetëm aktivizohen brenda gojës, por mund të hyjnë në pjesë të tjera të organizmit, kryesisht në qarkullimin e gjakut, duke shkaktuar infeksione edhe më të rënda.
Patologjitë e dhëmbëve dhe diabeti
Sipas studimeve të shumta klinike, pacientët e prekur nga patologjitë e dhëmbëve kanë mundësi 7 herë më të lartë të preken nga diabeti. Patologjitë e dhëmbëve dhe diabeti kanë lidhje të ngushtë.