PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pse ndodh plakja tek njeriu?
2015-07-10 14:14:36 CRI Komenti juaj Printoni
>Puna me hidrën në laborator

Me këtë studim merret grupi i punës në Univeristetin e Kielit i drejtuar prej mirkobiloges Anna-Marei Böhm. Ajo punon prej vitesh me polipet e hidrës dhe e di përse ato nuk vdesin. Hidra ka qeliza speciale burimore – këto janë qeliza burimore, të cilat mund të ndahen vazhdimisht. Ato nuk e humbasin aktivitetin e tyre të ndarjes. Gjë që ndodh tek njerëzit apo tek shumica e organizmave të tjerë. Me kohë aktiviteti i ndarjes së qelizave burimore bie derisa vjen një moment kur ai ndërpirtet. Tek hidra kjo nuk ndodh!"

Ajo shtohet vazhdimisht dhe pa gjini në mënyrë vegjetative. Nëse këtij organizmi të vogël i pret kokën, thotë Thomas Bosch, ai rritet përsëri. Njësoj si në mitologjinë greke: ky molusk mban emrin e përbindëshit hidra, të cilit për çdo kokë të prerë i rritej një kokë e re. Për ta hulumtuar saktë këtë, biologët materlain gjenetik të ndryshuar të hidrës, tek e cila është hequr gjeni FoxO, e bashkojnë me polipet embrionale. "Ne jemi duke punuar tani pikërisht me një mirkomanipulues. Përmes tij ne mund t'i përçojmë gjenet e ndryshuara tek embrioni, pra tek embrioni i hidrës sonë - dhe kësisoj e ndryshojmë embrionin e hidrës gjenetkisht në mënyrë eksperimentale. Kjo do të thotë, që ne mund t'i rrisim gjeneve ekspresivitetin e tyre, ose mund t'i bllokojmë ato!"

Qelizat modifikuara të hidrës në mikroskop

Se si funksiononkjo, na e tregon Anna-Marei Böhm në mikroskopin fluoreshent. Në të sheh, që embrionet e hidrës prodhojnë një molekulë, e cila ndriçn në ngjyrë të gjelbër. Një shenjë kjo, që tregon, se materali i ndryshuar gjenetik është absorbuar."Dhe nëse nuk ndoh kjo, atëherë embrionet mbeten të errëta. Kjo do të thotë, ato nuk ndriçojnë. E këto ne i seleksionojmë. Kuptohet, ne duam të mbajmë vetëm embrionet, të cilat përmbajnë gjenin e ndryshuar."

Kjo procedurë përsëritet, derisa polipi hidra të ndryshojë tërësisht gjenetikisht, për aq sa kjo është e mundshme. Më pas synohet të hulumtohet se si reagojnë qelizat burmore pa gjenin FoxO. "Në këtë rast ne p.sh. arritëm të konstatojmë, se nëse e izolojmë gjenin FoxO, polipi ka më pak qeliza burimore dhe rritet më ngadalë. Ne mund të konstatojmë edhe ndryshimet në aktivitetin e gjeneve të tjera, të cilat influencohen nga deaktivizimi i gjenit FoxO."

Rëndësia e geneve në procesin e plakjes

Përveç kësaj është konstatuar, se qelizat burimore pa genin FoxO kryejnë funskione krejt të ndryshme."E kjo është plakja! Me plakjen ne humbasim lëkurën. Lëkura e të moshuarve duket krejt ndryshe nga ajo e një të riu. Flokët e një të moshuari zbardhen dhe rrallohen. Të gjitha këto janë probleme të qelizave burimore! ...Ne humbasim qelizat burimore. Ndersa ato humbasin funksionin e tyre: Ato humbasin aftësinë e vetërigjenerimit!"

... thotë biologu i evolucionit Thomas Bosch, i cili me grupin e tij studimor ka zbuluar të ashtuquajturin gjeni i jetëgjatësisë

Plakja është një shqetësim për të gjithë nga ne. Sigurisht, disa persona shkojnë edhe në thikë, dhe përdorin shumë produkte të kozmetikës, por kjo nuk është zgjidhja e gjithë kësaj.

Në fakt, ka shumë gjëra që ju mund të bëni, duke filluar që në moshë të hershme, që do të i'u ndihmojë juve që të qëndroni më e re, të ndjeheni më e re, dhe t'i shmangni shenjat e zakonshme të plakjes.

Pa marrë parasysh sa të moshuar jeni, nuk është kurrë herët që të filloni me disa teknika për t'i ikur plakjes.

Përdorni krem kundër diellit, pasi besoni ose jo, dielli shkakton dëm shumë të madh në lëkurën tuaj.

Hani mirë. Kjo duket shumë e lehtë, por shumica nga ne jemi shumë me tension. Kur ne nuk mund të bëjmë drekë, ndalemi në restaurante me ushqim të shpejtë, nëse kemi ditë të ngarkuar në punë, ne mund të hamë bukë rrugës për në shtëpi. Këto gjëra nuk është se janë të pa shëndetshme, por janë një dietë e varfër dhe mungesë e të ushqyerit të ekuilibruar që do i'u dërgoj në shenjat e para të plakjes.

Bëni ushtrime. Edhe pse ju ndoshta e urreni që këtë ta bëni çdo mëngjesë, ushtrimet ju ndihmojnë që t'i lironi toksinat nga trupi, të reduktoni nivelet e stresit, dhe të balanconi mendjen tuaj. Të gjitha këto iu japin një pamje më të shëndetshme..

Ja disa këshilla kundër plakjes:

1. Kur zgjoheni në mëngjes konsumoni një gotë ujë, ju largon toksinat nga trupi.

2. Flini nga ana e djathtë, për një gjumë më të mirë.

3. Hani më pak për të qenë të shëndetshëm.

4. Bëni ushtrime fizike

5. Muzika është hyjnore dhe ju relakson, ndërsa leximi i një libri ju informon

6. Konsumoni legume më shpesh pasi jetoni më gjatë.

7. Thuajini lamtumirë duhanit dhe alkoolit

8. Ruajeni dashurinë dhe seksin në harmoni perfekte.

9. Hiqni dorë nga vetmia, dilni me miq.

10. Përdoreni trurin vazhdimisht, ju mbron kundër moshimit.

11. Konsumi çaj vazhdimisht pasi ju dobëson, parandalon kancerin dhe ju mban të rinj.

12. Qeshni sa më shumë


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China