20150710plakjapj1 |
Asnjë thinjë, asnjë rrudhë, apo sëmundje - mirë do të ishte apo jo? Kjo ende vazhdon të mbetet një ëndërr, ëndrra për rininë e përjetshme. Por përse vdesim ne? Si dhe pse ndodh kjo?
Me kalimin e moshës lëkura jonë pëson shumë ndryshime. Një prej të cilave është reduktimi i kolagjenit, përbërës i cili është përgjegjës për strukturën e saj.
Kështu që mosha është përgjegjëse për dëmtimin e kolagjenit dhe aftësia për ta riprodhuar sërish vjen duke u minimizuar me vitet. Gjithashtu edhe substanca përgjegjëse për trashësinë e lëkurës fillon të reduktohet. Ajo bën që pamja jonë të duket shumë e re pasi lëkura qëndron e tendosur.
Të gjitha këto humbje substancash dhe indesh bëhen më të dukshme mbi lëkurë pasi fillon dhe kalon mosha e rinisë. Por, duhet thënë se sapo arrijmë të 20-at, lëkura fillon të plaket dhe efekti i procesit fillon të duket pas 10 vjetësh. Me struktura gjithnjë e më pak eficente, lëkura jonë fillon të reagojë ndryshe me plakjen.
Bëhet më e ndjeshme ndaj dritës dhe ndryshimeve ekstreme të motit dhe fatkeqësisht me fillimin e plakjes së saj fillon të ndryshjë dukshëm edhe pamja e lëkurës. Humbja e elasticitetit për shkak të reduktmit të substancave të mësipërme bën që të fillojnë të shfaqen rrudhat dhe varjet e lëkurës.
Por mosha nuk është faktori i vetëm përgjegjës për pamjen tonë. Shkaktarë të tjerë shumë të fortë janë edhe rrezet ultra violet të diellit dhe mbase nuk ju ka shkuar kurrë ndër mend, por edhe mënyra sesi flini ndikon në mirëqënien e lëkurës suaj.
E sa i takon duhanit, kjo është e padiskutueshme. Që të gjithë e dini se ai përshpejton plakjen e pamjes suaj të jashtme.
Në Universitetin e Kielit biologët e qelizave dhe zhvillimit kanë zbuluar, që i ashtuquajturi gjeni i jetëgjatësisë përcakton, se sa do të jetojmë ne.Pikënisja e hulumtimit ishte pikërisht një qenie, që konsiderohet si e pavdekshme, sepse përmes ndarjes së qelizave ajo rikrijohet vazhdimisht: E kjo është hidra, një polip (Cnidaria) i vogël, që gjendet në çdo pellg apo moçal. Frank Hajasch përpiqet të shpjegojë thelbin e këtij sekreti.
Geni i jetëgjatësisë tek hidra
Vetëm një deri në dy centimetra është madhësia e këtij polipi, ndonëse i vogël si organizëm ai është një mrekulli e vërtetë: Prej më shumë se 100 vjetësh organizmi i hidrës mahnit shkencën! Polipi i ujërave të ëmbël jeton në çdo pellg .. që prej 600 milionë vjetësh pothuajse i pandryshuar – dhe ka një sistem trashëgimie pothuajse si ai i qenieve të gjalla komplekse. "Këto molusqe janë të pavdekshëm; kjo dihet prej kohësh. Ne përmes trukeve teknike kemi arritur të shohim gjenet e këtyre qelizave dhe kemi konstatuar, se sa shumë mund të bëjë një gjen."
Fjala është për të ashtuquajturin geni FoxO, thotë Thomas Bosch. Qysh në vitin 2009 shtypi tërhoqi vëmendjen për gjenin "Methusalem-Gen". Studieusit e Kielit atëherë patën hulumtuar kodin e trashëgimisë së 388 njëqindvjeçarëve - dhe patën hasur një gen mjaft aktiv, pra në atë FoxO. Biologëve të qelizave iu bë e qartë, se ndërkohë duhet të ketë një kontekst të përbashkët mes pavdekshmërisë së hidrës dhe jetëgjatësisë së njeriut. Kjo sidoqoftë, nëse gjeni FoxO ekziston në ndonjë formë të caktuar. "Nëse gjyshërit arrijnë moshën 100 vjeç, atëherë shkencëtari flet për një "centinarian". Atëherë ata duhet të kenë një alelë të caktuar të gjenit FoxO. Ne besojmë, madje jemi të vetëdijshëm, që me këtë kemi hasur në një komponent të rëndësishëm të plakjes, që në të ardhmen do ta hulumtojmë në mënyrë të detajuar më nga afër."