12. Fërkoni skalpin me majat e gishtave
Përdorni gishtat e duarve për të masazhuar skalpin me një kohëzgjatje 1 minutë. Ky masazh do të largojë tensionin dhe presionin në kokë. Ju qetëson mendjen dhe shton qarkullimin e energjisë në kokë, duke ndihmuar në rritjen e shëndetshme të flokut, parandalon tensionin e larte te gjakut dhe ul riskun për goditje ne tru.
13. Shtriqni këmbët shpesh:
"Plakja e njeriut nis nga këmbët." Të shtriqni këmbët dhe të fërkoni gjunjtë dhe pikën e akupunkturës Zusanli ju ndihmon në parandalimin e plakjes dhe si dhje ju ndihmon të jetoni gjatë.
15. Masazhoni pikën Yongquan:
Masazhimi i kësaj pike (si në figure) ndihmon shëndetin e veshkave, largon dhimbjen e mesit, rrit energjinë Yang, dhe rifreskon trurin.
16. "Një sy gjumë" në drekë
Pas "fillimit të verës", dita bëhet më e gjatë se nata. Mund të flemë më vonë dhe ngrihemi më herët. Por, orari i paktë i gjumit në verë mund të shkaktojë që të ndihemi të përgjumur në drekë. Specialistët e mjekësisë kineze thonë se koha nga ora 13:00 deri në orën 15:00 është periudha më e nxehtë gjatë ditës, kur djersitemi më shumë dhe qarkullim i gjakut është më i shpeshtë në sipërfaqen e trupit, duke pakësuar qarkullimin e gjakut në tru. Pas drekës, qarkullimi i gjakut fokusohet në organet e tretjes dhe do të ulet më tej qarkullimi i gjakut në tru, e si rezultat, do të ndihemi më të lodhur dhe përgjumësh.
Prandaj, mjekët kinezë sugjerojnë të flemë pak gjatë ditës, veçanërisht për të moshuarit dhe fëmijët. Koha e gjumit të drekës mund të variojë nga 30-60 minuta. Pas zgjimit nga gjumi i shkurtër i ditës, mos u çoni përnjëherë. Vazhdoni të qëndroni në shtrat edhe për 10 minuta më shumë. Nëse nuk keni mundësi të bëni një sy gjumë gjatë ditës mund të dëgjoni muzikë apo bëni një shëtitje në park.