PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mjekësia kineze, 16 këshilla për të jetuar më gjatë
2015-06-19 15:04:23 CRI Komenti juaj Printoni

Mjekësia kineze ka një histori mijëravjeçare. Ajo ka një sistem unik për të diagnostikuar dhe kuruar sëmundjet. Sipas kësaj mjekësie, trupi i njeriut është një tërësi. Kur tërësia është e ekuilibruar, njeriu është i shëndetshëm.

Teoria bazë e mjekësisë tradicionale kineze është përgjithësimi teorik i aktiviteteve jetësore dhe i ligjeve mbi ndryshimin e sëmundjeve, në të cilën përfshihen teoria Yin dhe Yang, teoria e 5 elementëve, e energjisë, e organeve të brendshme, meridianëve etj. si dhe shkaqet, patogjeni, përcaktimi i diagnozës, kurimi dialektik etj.

Terapitë tipike të MTK-së përfshijnë akupunkturën, mjekësinë me barna bimore dhe ushtrimet si meditimi, Yoga TaiChi etj. Me akupunkturën, trajtimi realizohet duke stimuluar disa zona të veçanta të jashtme trupore. Mjekësia me barna bimore vepron në brendësi të organeve zang-fu, ndërsa meditimi, Yoga, TaiChi përpiqet të rregullojë balancimin e energjisë Chi.

Më poshtë ju sjelllim 16 këshilla për një jetë më të shëndetshme dhe për të jetuar sa më gjatë.

1. Krihini flokët vazhdimisht:

Krehja e shpeshtë e flokut do të ngacmojë qelizat në kokë duke bërë që flokët tuaj jo vetëm më të kenë probleme me rënien, por të dalin më shumë. Pra krehja e flokur i bën mirë qarkullimit të gjakut në kokë dhe stimulon rritjen e tyre.

2. Lajeni fytyrën ose masazhojeni atë vazhdimisht

Megjithëse kjo është një teknikë e hershme sjell rezultate të mrekullueshme për ju. Me anë të vetë-masazhimit të fytyrës ruhet qarkullimi i gjakut dhe i energjisë Chi në fytyrë duke ju reduktuar rrudhat dhe parandaluar plakjen e lëkurës.

3. Stërvitini sytë më shpesh

Kjo teknikë ju ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të syrit, po ashtu lehtëson miopinë, hiperopinë etj.

Gjithashtu herë pas here, për të gjithë ju që qëndroni gjatë para ekranit të kompjuterit apo të telefonit është mirë të bëni stërvitje të shpeshta të syve duke i rrotulluar ato në këndin orar dhe kundër-orar. Po ashtu mund t'i bëni dhe një masazh të lehtë qepallave të syve për rreth 2 minuta.

4. Masazhoni "Portën e Parajsës":

Kinezët e lashtë e quanin këtë pikë Shen Men ose "Porta e Parajsës", pasi masazhimi i saj furnizon trupin me energji. Shen men është një pikë magjike akupunkture në vesh që forcon organizmin në përgjithësi, ul nivelin e stresit dhe rrit energjinë.

Kjo pikë redukton inflamacionin dhe dhimbjen. Masazhimi i vazhdueshëm i saj redukton dukshëm nivelin e stresit dhe ngarkesën emocionale. Në trup ka dhe pika të tjera kundër stresit, që kërkojnë masazhim.

Mark Sandomirsky, mjek-psikiatër rus i këshillon pacientët e tij të përdorin një teknikë të thjeshtë.

-Nisni masazhimin e kësaj pike. Merrni frymë thellë. Vëreni nga afër trupin tuaj, ndërkohë që merrni frymë thellë. Po ashtu kur merrni frymë hidheni vështrimin në të majtën tuaj, kur e nxirrni frymën shihni në anën e djathtë. Do ta shihni menjëherë sa shpejt do të qetësoheni. Masazhojeni këtë pikë sa here që keni stres dhe përsëriteni çdo natë përpara gjumit.

5. Largoni stresin për 30 sekonda

Nëse ndjeheni të stresuar dhe keni dhimbje koke atëherë mjekët kinezë sugjerojnë që të masazhoni për 30 sekonda zonën e duarve mes gishtit të madh dhe atij tregues.

6. Trokitini dhëmbët me njëri-tjetrin

Në Kinë ka një proverbë që thotë se: "Nëse i trokisni dhëmbët mbi 30 herë në ditë nuk do të keni kurrë probleme me to."

7. Përtypni çamcakëz kundër rrudhave

Rrudhat janë armiku më i madh i femrave. Kinezët sugjerojnë një mënyrë tepër të thjeshtë dhe efikase për reduktimin dhe parandalimin e rrudhave.

Përtypni çamçakëz për 15-20 minuta në ditë dhe reduktoni rrudhat në fytyrë. Çamçakëzi ushtron muskujt dhe stimulon qarkullimin e gjakut në fytyrë, duke rritur funksionin metabolik të qelizave të fytyrës.

8. Fërkoni duart

Fërkoni duart me njëra-tjetrën lehtësisht dhe ngadalë për 10 herë. Më pas ndërthurini gishtat dhe tërhiqni duart 3 herë.

Ky lloj masazhi përmirëson shëndetin e zemrës dhe parandalon rrudhat në fytyrë.

9. Bëni masazh në formë rrethore në zonën e barkut

Kjo teknikë ndihmon kundër problemeve me tretjen dhe problemeve me zorrët.

10. Bëni fiskulturë të tipit "belly dance"

Kjo teknikë do t'ju dobësojë si dhe ju bën mirë për mesin dhe veshkat.

11.Fërkoni ballin

Me gishtat tregues shtypni ballin tek zona e tëmthave. Mund të fërkoni edhe vetullat. Përsëriteni këtë ushtrim 5 herë.

Ky masazh ju qetëson kokën, redukton stresin dhe ankthin, përmirëson gjumin dhe parandalon rrudhat

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China