Fasulja: fasulja dhe sojat e ndryshme kanë isoflavone të shumta, që mund të mbrojnë kolagjenin e lëkurës. Sasia e kolagjenit nëpër ushqime mund të pakësojë rrudhat e shkaktuara nga rrezet e diellit, duke e bërë lëkurën më të shkëlqyeshme.
Peshku Ton: përmban acid yndyror "omega 3", që mbron kolagjenin e lëkurës, dukë e bërë lëkurën më të re. Përveç kësaj, salmoni, sardelet etj kanë funksione te ngjashme.
Molla: lëkura e mollës ka "polyphenol" të pasur, përmban substanca aktive si catechin, anthocyanin etj. Këto kanë ndikim të fortë anti-oksidant dhe mund të ulin dëmtimet e oksigjenit reaktiv pas diellit.
Zbukurimi i lëkurës me tërshërë
Tërshëra është drithri me ndikim të lartë në lëkurë. Ajo ka forcë të madhe ngjitëse, që mund të thithë pluhurin apo yndyrën e fshehur thellësisht nën lëkurë. Tërshëra përmban shumë elemente ushqyese që favorizojnë shëndetin e lëkurës, për shembull, aminoacidet e saj mund të parandalojnë humbjen e ujit, duke garantuar lagështinë e fytyrës dhe duke shmangur acarimin e saj.
1. pastrimi i fytyrës me tërshërë
Tërshëra përmban një element të ngjashëm me sapunin, që pastron mirë lëkurën dhe është shumë e përshtatshme për lëkurën e ndjeshme. Shtoni tërshërë në ujë të ngrohtë, fusni një lugë mjalti në të dhe përzieni për 10 minuta. Pastaj lyeni me këtë lëndë fytyrën dhe kryeni pastrim me të.
2. maska e fytyrës prej tërshëre: maska e fytyrës prej qumështit dhe tërshërës mund të largojë njollat, pikat e zeza, puçrrat në fytyrë.
Prodhimi i maskës së tërshërës: më parë e bëni tërshërën në formë pluhuri. Pluhurin e vendosni në një enë ku shtoni qumësht dhe përzieni për disa minuta. Mund të lini këtë përzierje për 3 orë, kur bëhet si një ngjitës. Pas 3 orësh, mund të lyeni me këtë përgatitje fytyrën dhe mbi të vendosni një letër të hollë. Kjo maske natyore mund të ruhet në fytyrë për 15-20 minuta. Më në fund, pastroni fytyrën me ujë. (Xu Guang)