PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Si të mbrohet lëkura nga ndriçimi i diellit në verë
2015-06-18 16:21:49 CRI Komenti juaj Printoni

Vera është stina e pushimeve verore dhe sigurisht e frekuentimit të plazhit. Shumë femra pëlqejnë të qëndrojnë të ekspozuara ndaj diellit të verës, edhe për një kohë të gjatë. Por qëndrimi i afatgjatë nën rrezet e diellit mund të dëmtojë lëkurën si dhe mund të shkaktojë dhimbje. Përveç kësaj, qëndrimi për një kohë të gjatë në diell e venit lëkurën, shkakton njolla dhe rrudha në lëkurë. Prandaj, sot do të flasim për mbrojtjen e lëkurës në verë.

Krem kundër diellit

Kremi kundër diellit është më i preferuari për femrat që kujdesen për bukurinë e lëkurës. Para lyrjes së fytyrës me krem kundër diellit, duhet të dini se çfarë aktivitetesh do të kryeni gjatë ditës. Ju mund të shkoni në punë, në park apo plazh. Kjo është shumë e rëndësishme, pasi duhet përcaktuar saktë lloji I kremit që do të përdorni. Përveç kësaj, duhet të njihni karakteristikat e lëkurës suaj. Personat me lëkurë të zakonshme duhet të përdorin krem kundër diellit me factor nga 8-12. Personat me lëkurë të ndjeshme duhet të përdorin krem me factor mbrojtjeje nga 12-20. Gjatë ditëve të punës duhet të lyeni lëkurën me krem me factor nën 15. Nëse qëndroni jashtë ose në plazh, faktori mbrojtës I kremit duhet të jetë mbi 30. Nëse notoni në det, duhet të përdorni krem kundër ujit. Përveç kësaj, personat me lëkurë të bardhë duhet të përdorin krem me factor mbrojtës mbi 30, për të parandaluar njollat. Personat me lëkurë të errët duhet të përdorin krem me factor nën 15.

Disa femra lyejnë fytyrën me krem pak çaste para se të dalin nga shtëpia, por këshillohet që të lyhet gjysmë ore para daljes dhe madje edhe pak çaste para daljes në natyrë. Nëpërmjet kësaj metode, lëkura mund të thithë plotësisht kremin, i cili do të ketë efekte më të mira kundër diellit. Çdo herë, sasia e kremit të përdorur duhet të jetë prej 1-2 ml. Këshillohet të merrni masa të tjera si shmangia e daljes në orët 10:00 deri në 14:00, kur dielli është më i fortë. Këshillohet të përdorni kapele dhe syze dielli. Disa femra përdorin kremrat në vende publike, por i këshillojmë që më pare të sigurojnë një fytyrë të pastër, pasi të kenë fshirë djersën. Pas kësaj përdoret kremi anti-diell. Nëse fytyra ka shumë djersë dhe yndyrë ajo duhet larë dhe më pas të vendoset kremi.

Ushqimet që rregullojnë dëmtimet e lëkurës nga dielli

Disa femra nuk dëshirojnë të përdorin krem gjatë verës për ta mbrojtur lëkurën. Ato mendojnë se lëkura duhet të ekspozohet natyrshëm në rrezet e diellit dhe se dëmtimet e natyrës kalojnë normalisht. Në fakt, disa ushqime të veçanta mund të ndihmojnë dhe të shpejtojnë rregullimin e dëmtimeve të lëkurës nga dielli. Femrat që pëlqejnë diellin e plazhit duhet të konsumojnë këto ushqime.

Luleshtrydhe: lështë e pasur me vitaminë C. Konsumimi I saj mund të lehtësojë dëmtimet e lëkurës nga dielli. Vitamina C jo vetëm mund të pastrojë radikalet e lirë të lëkurës nga ndriçimi i diellit, por ka rol të madh në kombinimin e kolagjenit, mbrojtjen e elasticitetit të lëkurës. Ushqimet e tjera që përmbajnë vitaminë C janë speci I kuq, papaja, brokoli, portokalli etj.

Domate: ka lycopene të pasura, që mund të ndikojnë në shkëlqimin e lëkurës. Nëse lëkura juaj përmban më shumë lycopene, do të jetë më e shkëlqyer. Përveç kësaj, shfalqiri dhe karota kanë funksione të ngjashme me domaten.

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China