5 gabimet e zakonshme të ndarjes
1. Largimi i prindërit fshehurazi: ky veprim është I papërshtatshëm, pasi dëmton besimin e fëmijës tek ju dhe do të shkaktojë vështirësi më të madhe për ndarjen në të ardhmen.
2. Koha e zgjatur e ndarjes. Kjo do të tërheqë vëmendjen e fëmijës tek ju dhe ai nuk mund të fokusohet tek aktivitetet e kopshtit, të cilat janë metodat më efektive për të kapërcyer shqetësimet.
3. Ndarja nga fëmija me fytyrë të trishtuar. Ky qëndrim do të rritë shqetësimet e fëmijës, i cili do të imagjinojë se do të ndodhë diçka e keqe me ju.
4. Ndryshoni zakonet e ndarjes. Fëmijët janë mësuar me mënyrën e ndarjes kur e dërgoni në kopësht, ndaj mos e ndryshoni atë. Këto mënyra të ndryshme të ndarjes mund të ndikojnë negativisht te fëmijët.
5.Kujdes kur kritikoni fëmijën!. Nëse fëmijët nuk veprojnë si duhet gjatë ndarjes kur shkon në kopësht, nuk duhet ti bërtitni apo ta qëlloni. Sjellja juaj e ashpër nuk zgjidh problemin, përkundrazi shton shqetësimin e fëmijës dhe për pasojë edhe tuajin.(Xu Guang)