PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ankthi i ndarjes së ndërsjelltë nënë-fëmijë
2015-06-12 17:35:57 CRI Komenti juaj Printoni

Ankthi i ndarjes së ndërsjelltë nënë-fëmijë është i pashmangshëm në procesin e rritjes së fëmijës. Fëmijët në mosha të ndryshme do të përballen me ankthe të ndryshme ndarjeje. Si mund të lehtësojmë ankthin e ndarjes në marrëdhëniet nënë-fëmijë?

6-9 muaj: stërvitjet për ndarjen në kohë të shkurtër

Qysh kur është 6 muajsh bebja nis të njohë pavarësinë nga nëna, por gjithësesi ka një varësi totale prej saj. Kur ndjen ndërprerjen e lidhjes me nënën një bebe hyn në panik, në mënyrë të paarsyeshme. Foshnja 6-9 muajshe nuk e kupton teorinë e thjeshtë, "mosparja nuk është mosekzistencë". Përshembull, nëse i fshehim një bebeje kukullën nën batanije, ajo nuk e kërkon, pasi mendon se e ka humbur tashmë. Në këtë rast e kemi të lehtë të imagjinojmë ankthin që përfshin një bebe kur nuk sheh nënën pranë, edhe pse ajo është larguar për pak çaste.

Si të sillen prindërit ndaj ankthit të fëmijëve ?

Prindërit mund të stërviten për ndarjen afatshkurtër me fëmijët. Kjo garanton përshtatjen e fëmijëve nga ndarja afatshkurtër me prindërit. Nëse prindi ka nevojë të kryejë punët e tij, si dërgimi i një emaili, apo punët e shtëpisë ai mund ta stërvitë fëmijën të qëndrojë vetëm gjatë kësaj periudhe.

Kur nëna ka nder mend të kryejë një punë të vetën mund tja thotë këtë fëmijës, ndonëse ai nuk e kupton. Por kur nëna i flet me zë të ëmbël dhe të butë kjo i transmeton siguri fëmijës dhe e qetëson atë. Përshembull, nëna mund ti thotë fëmijës me zë të ëmbël se "mami duhet të largohet nga dhoma dhe do vijë shumë shpejt, mos ki frikë zemër" .

Kur fëmija është 6 muajsh prindërit duhet të provojnë ta lenë atë në shoqërinë e njerëzve të tjerë për një peroiudhë të shkurtër. Nëse ai fillon të qajë menjëherë pas largimit të nënës, mund ta lemë të qajë për disa minuta pasi nuk do të pësojë gjë. Por nëna mund të qëndrojë në një distancë jo shumë të largët ku fëmija ta dallojë dhe të qetësohet.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China