20140926kurapj2 |
Më pas vendoseni në frigorifer
Si ta pini:
1. Konsumoni një gotë (50ml) me këtë verë një herë në ditë
2. Për një efekt më të mirë, hani qepën që ka qëndruar në verë
Përfitimet:
1. Kjo pije ju ndihmon të stabilizoni tensionin e gjakut tek ata që vuajnë nga hipertensioni.
2. Ndihmon në uljen e sheqerit në gjak tek pacientët me diabet
3. Kuron urinimin e shpeshtë gjatë natës.
4. Trajton pagjumësinë.
5. Lehtëson problemet me sytë
6. Trajton infeksionet në traktin urinar
7. Trajton kapsllëkun
6. Luftoni hipertensionin me hudhër dhe uthull.
Mjekët kinezë sugjerojnë një thelbi hudhër të zhytur në uthull esëll në mëngjes për të luftuar problemet me hipertensionin.
7. Mjalt me gjethe murrizi kundër ulçerës
Për kurimin e kësaj sëmundjeje shpesh mjalti mund të përdoret me lëngun e gjetheve të murrizit. Çaji këtyre gjetheve duke u përzier me një sasi mjalti duhet lënë për 24 orë në një enë dhe më pas pihet nga 1 lugë çdo mëngjes.
8. Çaj rigoni për gurët në tëmth
Rigoni është një bimë shumë e rëndësishme në mjekësinë popullore. Është jo vetëm një erëz shumë popullore në kuzhinën shqiptare, por ajo është dhe shumë e shëndetshme. Si shumë bimë të tjera, edhe çaji i përgatitur me degët e rigonit të njomë jep rezultate të menjëhershme në rastet e dhimbjes së kokës me prejardhje nervore.
Një gotë çaj do të sillte qetësinë që ju mundonte prej kohësh. Çaji i kësaj bime ndihmon edhe në rastet kur aparati tretës nuk e kryen mirë funksionin e tij, kur ka vështirësi në tretjen e ushqimit.
Për përgatitjen e çajit të rigonit nevojitët një litër ujë i ftohtë dhe në të vendosen 40 gramë nga bima në lulëzim. Zihen për 10 minuta, më pas kullohet lëngu dhe pihet i pa ëmbëlsuar. Pjesa që ndihmon në kurimin e sëmundjeve është e gjithë bima, por mund të përdoren edhe gjethet e saj, të mbledhura gjatë kohës së lulëzimit nga qershori deri në shtator.
9. Çaj kopre për pastrimin e veshkave
Guri në veshka është një masë e fortë që ndodh kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera në urinë formojnë kristale që ngjiten së bashku. Këto kristale rriten dhe formojnë gurë, madhësia e të cilëve luhatet nga një kokërr gruri deri në një top golfi. Çaji i përftuar nga bima e koprës ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka. Mjekët popullorë rekomandojnë pirjen e dy deri tri gotave me çaj kopre dhe shumë shpejt të sëmurët do të shohin rezultatet. Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrimin e organizmit nga helmet përmes urinimit.
Gurët në veshka kurohen gjithashtu edhe me bishta të thara qershie.
Pastrimi i veshkav bëhet edhe me anën e majdanozit. Merrni një grusht me majdanoz të larë, priteni dhe vendoseninë një enë. Shtojini ujë derisa të mbulohen gjethet. Vendoseni të ziejë për 10 minuta. Më pas lëreni të ftohet, kullojeni dhe ruheni në frigorifer.
Konsumojeni të ftohtë, një herë në ditë nga një gotë. Pas disa ditësh përdorimi do të shihni përmirësim, pasi me anën e kësaj pije trupi heq te gjitha helmet e mbledhura në veshka.
10. Lëng qepe kundër diabetit
Lëngu i qepës ndihmon shumë për të mbajtur nivelet e sheqerit në gjak. •Merrni një kokërr qepë dhe e ndani në katër pjesë
•Pjesët i hidhni në një kavanoz të mbushur me ujë të pastër (rreth 200 mililitër)
•Mbyllni kavanozin dhe e lini të qëndrojë për tetë deri në 10 orë në një vend të errët.
•Në mëngjes tretësira e fituar kullohet nga qepa dhe pihet esëll.
•Pirja e saj duhet të bëhet brenda 10 minutash.
•Përsëriteni këtë për 40 ditë pa ndërprerje.
Lëngu i qepës ndihmon gjithashtu edhe kundër problemeve me shikimin, si dhe lufton parazitët që mund të gjenden në aparatin tretës dhe në zorrë
11. Kura popullore për pushimin e dhibjes së kokës
Përzieni lëng karote, luleradhiqes dhe spinaq tri herë në ditë përpara se të ushqeheni. Efikas për t'u pirë është edhe lëngu i karotës, kastravecit dhe spinaqit. Aplikoni kompresa me qepë mbi ballë. Në kohët e vjetra për dhimbjet e migrenës këshillohej që në vesh të vendosej një tampon me lëng qepe.
Kinezët këshillojnë futjen e këmbëve në ujë të ngrohtë çdo darkë për rreth 10 minuta. Për ata persona që vuajnë nga tensioni i ulët i gjakut kjo metodë nuk rekomandohet.
Çaj jeshil kundër shumë problemeve
Çaji jeshil e ka origjinën nga Kina. Kinezët kanë mbi 4 mijë vjet që konsumojnë çaj jeshil.
Gjatë disa dekadave të fundit çaji jeshil ka qenë në qendër të shumë studimeve shkencore dhe mjekësore, ku është zbuluar se fanatikët e çajit jeshil kanë rrezik më të ulët për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe disa llojeve të kancerit. Çaji jeshil përmban enzima, aminoacide, polifenole, karotenoide, vitamina, kafeinë etj
Ja arsyet pse duhet të pimë çaj jeshil përditë
1. Çaji jeshil redukton nivelet e kolesterolit në gjak. Përbërësi i tij aktiv, EGCG, përshpejton djegien e yndyrnave në trup, duke na mbrojtur nga mbishëndoshja.
2. Heq barkun. Kërkimet në Universitetin Tufts kanë treguar se katekina tek çaji jeshil, aktivizon djegien e yndyrnave në zonën e abdomenit me një shpejtësi rënieje nga pesha prej 77 përqindësh.
3. Pirja e çajit jeshil përditë ju mban në ekuilibër duke balancuar nivelin e sheqerit në gjak. EGCG-ja përmirëson përdorimin e insulinës në trup, duke parandaluar problemet që çojnë në rraskapitje dhe irritim.
4. Disa studime të tjera theksojnë se çaji jeshil mund të ndihmojë kundër kancerit të mushkrive. Në një studim të vitit 2010 u zbulua se EGCG-ja frenon rritjen e qelizave kancerogjene.
5. Çaji jeshil parandalon të gjitha dëmtimet e lëkurës dhe rrudhat. Mendohet se EGCG-ja është 200 herë më e fuqishme se vitamina E për shkatërrimin e e radikaleve të lira. Radiaklet e lira, apo qelizat e vdekura ndërveprojnë me qelizat e shëndetshme në trup, duke shkaktuar dëme jo vetëm brenda organizmit, por edhe jashtë.
6. Çaji jeshil përdoret gjithashtu për shkrirjen e dhjamit të tepërt në trup, për trajtimin e çrregullimeve të stomakut, të përzierat, diarre, dhimbjet e kokës, osteoporozën dhe tumoret.
Disa njerëz e përdorin çajin jeshil për të parandaluar disa lloje të kancerit, përfshi kancerin e gjirit, të prostatës, zorrës së trashë dhe të lëkurës. Disa femra e përdorin çajin jeshil për të luftuar virusin papiloma (HPV), që mund të shkaktojë rritjen e qelizave abnormale në serviks po ashtu mund të shkaktojë dhe kancer në qafën e mitrës.
Çaji jeshil përdoret edhe kundër sëmundjes së Parkinsonit, diabetit, gurëve në veshka, po ashtu është cilësuar edhe si një pije që rregullon tensionin e gjakut.
Paketat e çajit jeshil përdoren për të ulur enjtjen poshtë syve, në formë komprese për sytë e lodhur, po ashtu edhe për të frenuar daljen e gjakut nga mishrat e dhëmbëve, në momentin e heqjes së dhëmbit apo dhëmballës.
Çaji jeshil nuk është i ferementuar dhe prodhohet duke avulluar gjethet e freskëta në temperature të lartë. Gjatë këtij procesi është shumë e rëndësishme të ruhen molekulat e duhura të quajtura polifenole, që janë përgjegjëse për vetitë që ka çaji.
Polifenolet parandalojnë inflamacionin dhe fryrjet, mbrojnë kockat dhe luftojnë dhimbjet e kyçeve. Po ashtu luftojnë dhe infeksionet tek femrat.
Çaji jeshil përmban 2 deri në 4% kafeinë, e cila përmirëson funksionet e trurit. Kafeina mendohet gjithashtu se stimulon sistemin nervor, zemrën dhe muskujt duke rritur çlirimin e disa kimikateve në tru, të quajtura "neurotransmetues."
Antioksidantët dhe substancat e tjera tek çaji jeshil mbrojnë zemrën dhe enët e gjakut.
MTK:Helmi i gjarprit kundër kancerit
Çdo pjesë e gjarprit është e vlefshme në mjekësinë kineze. Përdorimi i tij në mjekësinë kineze ka një histori mijëravjeçare dhe në shumë libra klasikë të Mjekësisë Tradicionale Kineze përmendën efektet e tij.
Kobrat, nëpërkat, zaocys, etj mund të kurojnë me efektivitet reumatizmën, artrtin, diabetin, poliomelitin akut, problemet me lëkurën etj.
Ndërkohë, helmi i gjarprit largon kollën dhe parandalon kancerin.
Disa pjesë të gjarprit kur përdoren së bashku me formula të tjera të mjekësisë kineze kanë një efekt më të madh kundër infertilitetit.
Për më tepër, vaji i gjarprit përdoret gjerësisht në kozmetikë. SIpas statistikave mjekësore, vaji i gjarprit ndihmon shumë kundra fryrjeve dhe të gjitha problemeve me lëkurën si ekzemat etj.
Vera e gjarprit ka një histori shumë të gjatë në Kinë. Zakonisht vendoset 500g gjarpër në 4,000ml verë apo pije të tjera me qëllim që helmi i tij të mos jetë toksik. Vera e gjarprit është provuar të jetë shumë e mire për shëndetin. Në fakt, vera e gjarprit forcon imunitetin, hap oreksin, çliron tendosjet e muskujve dhe të jep energji.