PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Receta të sugjeruara nga mjekët popullorë
2014-09-26 11:10:14 CRI Komenti juaj Printoni

Sëmundjet dhe problemet me shëndetin mund të kurohen në spitale e klinika mjekësore, por mjekët kinezë theksojnë se parandalimi i tyre është mënyra më e sigurtë për një jetë të gjatë e të shëndetshme.

Megjithatë, gjatë jetës prekemi nga probleme dhe sëmundje të lehta për të cilat mund të kujdesemi edhe në kushtet e shtëpisëm me anën e barnave. Recetat popullore ju ndihmojnë për të lehtësuar gjendjen tuaj aktuale e disa prej tyre çojnë deri në shërim. Ju sjellim disa kura popullore të sugjeruara nga mjekët popullorë në Shqipëri, Kinë dhe më gjerë.

1. Hithra për pastrimin e gjakut

Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore. Ajo përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës A, C, K, si dhe serotoninë dhe minerale siç është hekuri shumë i rëndësishëm për organizmin e njeriut. Pra, për shkak të vlerave të shumta që ajo përmban dhe efektet e saj janë të menjëhershme.

Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut. Mund të pihen 3 gota çaj në ditë nga kjo bimë. Për të përgatitur çajin nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar. Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 15 minuta.

2. Farat e lulediellit, ibuprofen natyror dhe antidepresantë

Farat e lulediellit thuhet se kanë veti më të fortë se ilaçi i njohur me emrin "Ibuprofen". Ato përmbajnë sasi të mëdha të kalciumit dhe magnezit, vitaminës B, A, D, E, acide yndyrore që janë të dobishme për lëkurën dhe flokët. Ato përmbajnë vitaminë B6 dhe acidit folik, duke ndihmuar gjatë momenteve të çrregullimeve nervore dhe luhatjeve të humorit. Pra farat e lulediellit janë një antidepresant i shkëlqyer.

3. Çaj xhenxhefili kundër kollës dhe ftohjes

Nëse sapo ju ka nisur dhimbja e fytit, apo keni temperaturë dhe kollë duhet të konsumoni çajin me kombinimin xhenxhefil-mjaltë- lëng limoni. Kur jeni me grip apo keni kollë vitmaina C është shumë e domosdoshme. Po ashtu edhe elementët e tjera që gjenden tek mjalti ju ndihmojnë për forcimin e sistemit imunitar.

Për ta bërë këtë çaj ju nevojiten—ujë i nxehtë, 1/2 lugë çaji xhenxhefil pudër, mjalt dhe lëng limoni që i shtohet në fund. Konsumojeni këtë çaj dy herë në ditë.

4. Pija e mrekullisë nga mjeku kinez

Kombinoni një molle jeshile, 1 karotë dhe panxhar.

Pija u prezantua për herë të parë nga herbalisti kinez për trajtimin e kancerit të mushkrive. Por aktualisht ka fituar shumë famë në mbarë botën për vetitë magjike tek shëndeti ynë.

Kjo pije përgatitet fare lehtë, mjafton të keni një mollë jeshile, një karotë dhe panxhar. Pasi i keni larë dhe grirë mirë të gjitha i fusni në një shtrydhëse frutash për të përftuar lëngun. Konsumojeni menjëherë. Për një rezultat dhe shije më të mirë shtoni pak limon dhe pak mjalt. Kurrsesi nuk duhet t'i shtoni sheqer.

Kjo pije që përbëhet nga fuqia e dy perimeve dhe një fruti ka antioksidantë që të shpëtojnë jetën. Mollët përmbajnë vitaminë A, B1, B2, B6, C, E dhe K, folate, niacinë, zink, bakër, magnez, kalium, fosfor, hekur, kalcium etj. Karotat përmbajnë vitaminë A, B1, B2, B3, B6, C, E and K, folate, niacinë dhe acid pantothenic.

Po ashtu përmban mineralet si kalium, kalcium, fosfor, magnez. Një nga komponentët më të rëndësishëm tek karota është betakaroteni.

Dhe pa harruar panxharin i cili është një perime e pasur me vitaminë A, C, B-complex, kalium, hekur, magnez dhe bakër. Ai gjithashtu përmban substanca që luftojnë plakjen.

Me efektin e kombinuar të tyre ju përftoni të gjithë elementët ushqyes që ju duhen për shëndetin Ja disa mrekulli që bën kjo pije:

•Kjo pije është shpresë e re për pacientët që vuajnë me kancer. Në fakt, disa vite më parë një herbalist kinez ia rekomandoi këtë pije një pacienti të tij që vuante nga kanceri i mushkërive. Duke e konsumuar këtë pije çdo ditë për 3 muaj pacienti u shërua nga sëmundja që i kërcënonte jetën. Nuk është vetëm efektive për sëmundjen e kancerit të mushkërive, por kuron gjithashtu çdo lloj kanceri dhe rritjen e qelizave të kancerit.

Pija është shumë efektive në ruajtjen e shëndetit të organeve si veshkat, mëlçia dhe pankreasi. Gjithashtu, ajo forcon edhe organe si zemra dhe mushkëritë.

Për një rezultat më të mirë konsumojeni këtë pije me stomak bosh, pra esëll, në mëngjes. Një orë më pas konsumoni mëngjesin si zakonisht.

Këtë pije mund ta konsumoni dy herë në ditë, një në mëngjes dhe një gotë para orës 5 të mbrëmjes

5. Qepët në verë të kuqe kundër sëmundjeve kronike

Mjekët në Kinë thonë se qepa në verë të kuqe ndihmon në eleminimin e sëmundjeve kronike. Për këtë ju duhen 2 qepë dhe 500 ml verë të kuqe.

Vendoseni qepën e prerë në një enë qelqi dhe mbulojeni me verë

Mbyllini kapakun dhe lëreni të qëndrojë në ambjent të freskët për 7-8 ditë

 


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China