8. Fiku
Është një frut i këndshëm dhe i ushqyeshëm. Përmban shumë karbohidrate, që në fiqtë e thatë arrijnë mbi 60 për qind, si dhe albumina e yndyra. Fiqtë e njomë kanë mjaftë vitaminë C, pro-vitaminë A dhe hekur. Fiqtë rekomandohet të përdoren nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që e ndiejnë shumë të ftohtët: ata i japin organizmit force dhe nxehtësi. Nuk këshillohet të përdoren nga ata që vuajnë nga sëmundja e sheqerit. Përdorim të mirë në mjekësinë popullore fiqtë kanë gjetur kundër kapsllëkut. Por fiqtë nuk rekomandohet për ata që vuajnë nga diarreja. Në rastet e acarimit të faringut, të mishrave të dhëmbëve dhe të rrugëve të frymëmarrjes, lëngu i përgatitur nga zierja e fiqve, jep rezultate shumë të mira. Qumështi i fikut ka gjetur përdorime praktike për heqjen e kallove, si dhe për lyerje kundër reumatizmave e dhimbjeve të tjera artritike. Qumështi i fikut të egër përdoret me efekt për zhdukjen e lythave nga sipërfaqja e duarve ose e këmbëve. Gjethet e njoma të fikut kanë veti terapeutike shumë të mira kundër sëmundjes së astmës.
9. Rrushi
Rrushi ka veti të mira ushqimore e dietike. Fruta përmban sasi të konsiderueshme sheqeri, që arrin deri në 25 për qind, acide organike, kripëra të kalciumit, të hekurit, mjaft vitamina, si vitaminë B dhe kryesisht C, lëndë tanike etj. Edhe gjethet e hardhisë janë të pasura me sheqer, lëndë tonike, karotinë, acide organike etj. Rrushi ose lëngu i tij përdoret gjerësisht për qëllime terapeutike. Një lëng rrushi u sjell shumë dobi reumatikëve. Rrushi ka veti të mira diuretike; ai këshillohet të përdoret nga ata që kanë gurë në veshka, që vuajnë nga nefritet, ata që kanë gurë në mëlçi dhe në fshikëzën e tëmthit. Rrushi nuk rekomandohet të përdoret për diabetikët, sepse përmban shumë sheqer, për ata që vuajnë nga sëmundjet e zemër, si insuficiencë kardiake, nga tensioni i lartë i gjakut, në rastet e heqjes së barkut, në ulçera si dhe nga personat e majmur shumë. Rrushi përdoret me efekt edhe nga ata që kanë vuajtur nga pleuriti, bronkiti kronik, në rastet me astma bronkiale të formës së lehtë e të mesme, si dhe në sëmundjet e mushkërive.
10. Lajthia
Lajthia është shumë e këndshme dhe e ushqyeshme. Lajthia përdoret e freskët, e thatë dhe e përpunuar në ëmbëlsira të ndryshme. Frutat përmbajnë rreth 60 për qind vaj, albuminë dhe pak sheqerna. Me miellin e saj edhe të grurit përgatitet një bukë shumë e ushqyeshme. Thelbi është i pasur në kripëra minerale si dhe vitamina A, B1, B5, C, PP etj. Lajthitë përdoren me rezultate të mira dhe rekomandohen për organizma të dobësuar dhe anemikë